Çështja e Dinarit: Ambasadori Hovenier u drejtohet mediave, konferencë para Qeverisë

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier do të mbaj një konferencë për media në ora 16:00. Konferenca e ambasadorit amerikan do të mbahet para zyres së kryeministrit. Ambasadori do t’u adresohet medieve lidhur me rregullorën e re të BQK-së. Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të shkoj drejt një përplasje të re me aleatët […]
Konferenca e ambasadorit amerikan do të mbahet para zyres së kryeministrit.
Ambasadori do t’u adresohet medieve lidhur me rregullorën e re të BQK-së.
Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të shkoj drejt një përplasje të re me aleatët sa i përket çështjes së dinarit.
Kurti, i është përgjigjur negativisht edhe sot thirrjes së SHBA-së dhe BE-së lidhur me vendimin e BQK-së për rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e valutës së dinarit. Kurti tha se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.
“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, ka deklaruar Kurti.
Në një deklaratë zyrtare të lëshuar sot BE-ja, thuhet se ata janë të shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.
“Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në deklaratën e BE. /Demokracia.com












