Blinken për çështjen Kosovë -Serbi: Jemi të vetdijshëm se cila është alternativa, e kemi përjetuar të kaluarën – dialogu nga BE shtegu i vetëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka folur për cështjen e Kosovës me Serbinë, por pa dalur në shumë detaje, përcjell Periskopi. Sekretari Blinken thotë se e di shumë mirë cështjen e Ballkanit, e sidomos të Bosnjës dhe Kosovës nga ajo që kanë përjetuar […]
Sekretari Blinken thotë se e di shumë mirë cështjen e Ballkanit, e sidomos të Bosnjës dhe Kosovës nga ajo që kanë përjetuar gjatë viteve të 90’ta, ku tutje thekson se mënyra e vetme për të ecur para është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e ShBA-së.
“Kur nisa të punoja në DASH dhe në Shtëpinë e Bardhë, tashmë rreth 30 vite më parë, sfida që ishte deri në fund ishte Ballkani. Fillimisht ishte Bosnja e Hercegovina e pastaj Kosova. Kështu që, shumë prej nesh kemi një histori të gjatë dhe të thellë dhe kush më shumë se presidenti Biden dhe ju e dini shumë mirë. Kështu që jemi persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë mbrapa, nuk mund të kemi një përsëritje që ka ngjarë, atë që shumë njerëz kanë përjetuar gjatë viteve 90’ta. Për këtë arsye jemi të angazhuar për të dërguar para integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë me njëri-tjetrin dhe me Evropën”.
“Për sa i takon Kosovës dhe Serbisë në mënyrë specifike, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm i duhur dhe ne jemi të angazhuar me të gjithë atë që mundemi që të mbështesim të dyja vendet në mënyrë që ata të përshkojnë këtë shteg. Por, dua të përgëzoj edhe rolin e Shqipërisë sepse ka qenë një forcë për stabilitet rajonal dhe progres rajonal. Ky është shtegu që kaq qartazi i sjell në një të ardhme më të mirë. Ne jemi të vetdijshëm se cila është alternativa, sepse e kemi përjetuar e kemi parë dhe për këtë jemi të vendosur që të bëjmë gjithcka që mundemi për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit që të marrin këtë shteg dhe për këtë e mbështesim dialogun nga BE-ja“, përfundoi Blinken.











