Blinken javën tjetër viziton Shqipërinë

Blinken javën tjetër viziton Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit. Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Matthew Miller. Departamenti i Shtetit e cilëson Shqipërinë “një partner kyç për stabilitetin në […]

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Matthew Miller.

Departamenti i Shtetit e cilëson Shqipërinë “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat të qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Pas vizitës në Shqipëri, Sekretari Blinken udhëton në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga nënpresidentja Kamala Harris.

Gjatë konferencës, që mbahet nga 16 deri më 18 shkurt, sipas zëdhënësit Miller, Sekretari Blinken pritet të zhvillojë takime dypalëshe “për të theksuar përkrahjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës” dhe për të “vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqja dhe siguria në Lindjen e Mesme”.

Departamentit i Shtetit njoftoi se Sekretari Blinken po ashtu do të “nënvizojë përkushtimin (amerikan) për sigurinë transatlantike”./VOA

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj