AGK-ja dënon fushatën denigruese të Komunës së Prishtinës kundër Saranda Ramajt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës ndaj gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas raportimeve për shkëmbimin e pronave. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës ndaj gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas raportimeve për shkëmbimin e pronave.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.

Në seancën e anulimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA.

“A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore,” ka thënë Maloku.

Statuse denigruese ndaj gazetares Rama ka pasur edhe në Facebook, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.

Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK e fton Komunën e Prishtinës të distancohet dhe të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit