Rusia kryen sulm masiv ajror në gjithë Ukrainën

Rusia kryen sulm masiv ajror në gjithë Ukrainën

Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, derisa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime. Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Kiev, Çerkasi, Kriovohard dhe Vinitsia. Administrata ushtarake e Kievit raportoi se tri ndërtesa private dhe dy automjete në […]

Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, derisa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime.

Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Kiev, Çerkasi, Kriovohard dhe Vinitsia.

Administrata ushtarake e Kievit raportoi se tri ndërtesa private dhe dy automjete në qarkun e Darnitskut u dëmtuan sulmeve raketore të Rusisë. Sipas kreut të administratës, Serhiy Popko, nuk pati viktima.

Në anën tjetër, kreu i administratës komunale në Shostka, në rajonin Sumi, Mykola Noga, tha se 12 ndërtesa shumëkatëshe banimi dhe dy institucione arsimore u dëmtuan, ndërsa disa objekte të infrastrukturës u shkatërruan. Nuk dihet nëse ka viktima.

Ndërkohë, dronët ukrainas sulmuan një depo nafte në qarkun Yartsevo të rajonit Smolensk në Rusi.

Guvernatori i rajonit të Smolenskut, Vasily Anokhin, tha se copëzat e dronëve të rrëzuar shkaktuan një zjarr.

Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta mbështesin Ukrainën me ndihmë shtesë ushtarake për forcimin e mbrojtjes përgjatë vijës së frontit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se ndihma e re përfshin mbështetje ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI).

Disa orë më vonë, Departamenti i Thesarit njoftoi se Ukrainës do t’i ndahen edhe 3.4 miliardë dollarë si mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti.

Shtëpia e Bardhë e ka rritur mbështetjen për vendin e rrënuar nga lufta para se mandati i presidentit Joe Biden të mbarojë muajin e ardhshëm.

Bideni është zotuar se do ta rrisë mbështetjen, por mbështetja e së hënës pritet të jetë e fundit gjatë administratës së tij për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do ta kufizojë skajshëm apo do ta ndalë plotësisht furnizimin me armë për Ukrainën, në mënyrë që ta shtyjë Kievin të futet në bisedime për paqe me Rusinë.

Trumpi do ta marrë detyrën më 20 janar.

Rusia është duke i zmbrapsur trupat ukrainase në vijat e frontit tash e disa javë dhe tha më 29 dhjetor se e pushtoi një tjetër qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainë.

Ajo është duke i vazhduar përpjekjet e kamotshme gjatë dhe të përgjakshme për ta marrë nën kontroll Pokrovskun e shkatërruar pothuajse, i cili është qendër strategjike e logjistikës në jug të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 30 dhjetor se forcat e saj e pushtuan Novotroitskin, një vendbanim me një popullsi para lufte prej 6.300 banorësh, rreth 16 kilometra në jug të Pokrovskut.

Ushtria ukrainase nuk komentoi në mënyrë specifike për Novotroitske, por tha se trupat ruse i kryen 133 sulme në pozicionet e saj, shumicën prej të cilave në zonën e Pokrovskut./REL/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja