Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

Dy të rinj nga Kosova, vdiqën javën e kaluar në një aksident në Hungari. Viktimat e këtij aksidenti janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi. Ditë më parë familjarët e tyre njoftuan se si pasojë e procedurave të shtetit hungarez, ishte e pamundur tërheqja e trupave për ceremonitë mortore. Lidhur me këtë janë angazhuar nga Ministria […]

Dy të rinj nga Kosova, vdiqën javën e kaluar në një aksident në Hungari.

Viktimat e këtij aksidenti janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Ditë më parë familjarët e tyre njoftuan se si pasojë e procedurave të shtetit hungarez, ishte e pamundur tërheqja e trupave për ceremonitë mortore.

Lidhur me këtë janë angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz tha se sot bëhet kthimi i trupave të tyre në Kosovë.

“Sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni”, tha Sahiti për Klankosova.tv.

Aitheksoi se MPJD-ja iu ka ndihmuar po ashtu familjarëve të viktimave ta bëjnë kompletimin e dokumentacionit, dhe trupat të transportohen për në vendlindje.

“Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit”, tha ai.

Sahiti theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë në vazhdimësi në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, theksoi Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla -Schwarz

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot