Testimi i mësimdhënësve, Jasharaj “selam” Nagavcit: Kam thënë disa herë, sa të ketë SBAShK s’do ketë testim për mësimdhënësit

Testimi i mësimdhënësve, Jasharaj “selam” Nagavcit: Kam thënë disa herë, sa të ketë SBAShK s’do ketë testim për mësimdhënësit

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar pas deklaratave të ministres Nagavci rreth testimit të mësindhënësve, shkruan Periskopi. Jasharaj e ka kritikur ashpër ministren Nagavci, e cila përveç që nuk po pranon të takohet me përfaqësues të SBAShK-ut ajo po merr vendime pa u koordinuar me përfaqësuesit e sindikatës, prindër e as komuna. “Kam kërkuar […]

Jasharaj e ka kritikur ashpër ministren Nagavci, e cila përveç që nuk po pranon të takohet me përfaqësues të SBAShK-ut ajo po merr vendime pa u koordinuar me përfaqësuesit e sindikatës, prindër e as komuna.

“Kam kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por ajo e mban e vazhdon ta mbaj inatin për grevën dhe nuk pranon takime”, ka shkruar Jasharaj.

“Punëtorë të arsimit, duke ruajtur besimin që kam nga ju dhe duke iu përgjigjur interesimit të shumë medieve, e në pa mundësi që të jem në krye të këtyre deklarimeve për secilën veç për arsye të këtij  gripit sezonal, po deklarohem publikisht se nuk kemi as edhe një informatë zyrtare se çfarë po mendon  ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim. Ndoshta, duke joshur me gradimin , e ka plan për t’ju dërguar e për t’ju degraduar të gjithëve me testin me shkrim për njohuritë tuaja . Ajo po vendos vet pa përfaqësues të SBASHK-ut, të prindërve , të kolegjiumit të drejtorëve , të Asociacionit ë Komunave. Kujdes. Duam avancim,  por me marrëveshje dhe pa degradim e nënçmim të gjithë arritjeve tona në gjithë ato vite të studimeve”, ka thënë Jasharaj ndër të tjera.

Deklarat e plotë e Rrahman Jasharajt:

Shumë herë e kam ngritur zërin  në mbrojte të punëtorëve të arsimit se e kam ndjerë borxh  edhe ndaj  atyre më të cilët e kemi mbrojtur arsimim shqip në vitet e 90-ta. Kam thënë duke u bazuar në  zërin e anëtarësisë se ka greva . Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBASHK nuk  do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve. Kam kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por ajo e mban e vazhdon ta mbaj inatin për grevën dhe nuk pranon takime. Punëtorët e arsimit duhet  të dinë edhe ca të vërteta të tjera  nga “miqësia” për ta e Ministres Nagavci. Ajo kurrë, edhe pse e kishim lutur të bëhet zëi arsimit në Qeveri, nuk e tha as edhe një fjalë për kushtet e punës me shkumës e shpuzë . Ajo kurrë nuk kundërshtoi ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 1010 euro, që në arsim shton zhgënjimin dhe arsye për ta lënë këtë profesion, ngase rritja  është nënçmuese për vetëm 28 euro.

Punëtorët e arsimit duhet ta dinë se  Ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri edhe pse SBASHK e kishte lutur vazhdimisht që ta bënte këtë. Ministrja  Nagavci duke e parë se në Këshillin  Shtetëror për Licencim  nuk mund t’i kalojë  planet e saj  kundër mësuesve të Kosovës pa u bërë publike e pa u zhvilluar debate udhëzoi bashkëpunëtorët e saj dhe do  të tjerë dhe e hoqën nga përbërja e Këshillit Shtetëror  të Licencimit të Mësimdhënëse  përfaqësuesin e vetëm të tyre, pra SBASHK-un  e pse ? Për të bërë eksperimente  e për tëvendosur çdo  gjë kundër punëtorëve të arsimit e pa pasur kush të kundërshtoj e të bëj publike  këto angazhime të saj. Në  prillin e vitit të kaluar ishte vendosur të shpallej ftesa për trajnime dhe ishte vendosur që deri atëherë trajnimet  që janë në proces të vazhdonin, por zonja Nagavci  kishte ndalur këtë  mundësi. Një vit e më  shumë kaluan  dhe ende nuk është saktësuar  se cilat trajnime do të licencohen  dhe nuk dihet se cilat do të licencohen sepse përfaqësuesi i punëtorëve të arsimit nuk është në Këshillin  Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve. Nuk është në këtëKëshill sepse i ka penguar zonjës Nagavci e të tjerëve që kanë dashur ta nënçmojnë mësuesin e ta mbajnë nën  tensionin e të ashtuquajtur test.

Punëtorë të arsimit, duke ruajtur besimin që kam nga ju dhe duke iu përgjigjur interesimit të shumë medieve, e në pa mundësi që të jem në krye të këtyre deklarimevepër secilën veç për arsye të këtij  gripit sezonal, po deklarohem publikisht se nuk kemi as edhe njëinformatë zyrtare se çfarë o mendon  ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim. Ndoshta, duke joshur me gradimin , e ka plan për t’ju dërguar e për t’ju degraduar të gjithëve me testin me shkrim për njohuritë tuaja . Ajo po vendos vet pa përfaqësues të SBASHK-ut, të prindërve , të kolegjiumit të drejtorëve , të Asociacionit ë Komunave . Kujdes . Duam avancim , por me marrëveshje dhe pa degradim e nënçmim të gjithë arritjeve tona në gjithë ato vite të studimeve.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot