“Rusia do të mbështesë vetëm atë që Beogradi bie dakord”, ambasadori rus e sulmon Kosovën

“Rusia do të mbështesë vetëm atë që Beogradi bie dakord”, ambasadori rus e sulmon Kosovën

Rusia vazhdon të jetë përkrah Serbisë derisa Serbia pavarësisht kërkesave të BE nuk po vendos sanksione ndaj shtetit që udhëhiqet nga Vladimir Putin. Kështu dhe ambasadori i këtij shteti në Serbi Aleksandar Bocan-Harchenko vazhdon mbrojtjen e Serbisë duke u përzier në punët e Kosovës. Ai mbrëmë tha se Kosova nuk është e pavarur dhe nuk […]

Rusia vazhdon të jetë përkrah Serbisë derisa Serbia pavarësisht kërkesave të BE nuk po vendos sanksione ndaj shtetit që udhëhiqet nga Vladimir Putin.

Kështu dhe ambasadori i këtij shteti në Serbi Aleksandar Bocan-Harchenko vazhdon mbrojtjen e Serbisë duke u përzier në punët e Kosovës.

Ai mbrëmë tha se Kosova nuk është e pavarur dhe nuk do të jetë kurrë. Këtë deklaratë e bëri gjatë komentimit të tij për armatimin që Kosova ka kërkuar ta ketë nga SHBA.

“Në fund të fundit, a mund të besojë dikush se është e mundur një zgjidhje konstruktive për Kosovën? A mund të kontribuojë ndërmjetësimi i Perëndimit në këtë nëse Perëndimi mbështet Ushtrinë e Kosovës dhe Kosovë e pavarur. Armët kanë mbërritur dhe do të vijnë më shumë armë” – tha Bocan-Kharchenko.

Ambasadori theksoi se Rusia nuk do të mbështesë kurrë një zgjidhje të njëanshme të imponuar nga Perëndimi dhe do të mbështesë vetëm atë që Beogradi bie dakord.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Perëndimin dhe se bisedimet për statusin janë të rëndësishme për ta vetëm për qëllimin e pavarësisë.

Sipas tij, situata mund të krahasohet me Ukrainën, dhe kur është fjala për Kosovën, gjithmonë ka pasur një koncept anti-serb, ashtu si në lidhje me Ukrainën – antirus.

Duke komentuar deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se serbët nuk janë një komb që Perëndimi mund ta shtypë dhe nënshtrojë, ambasadori rus tha se arsyeja kryesore e sulmit ndaj serbëve është një përpjekje për të shkatërruar politikën e pavarur.

“Bëhet fjalë për ortodoksinë, vlerat ortodokse që Perëndimi po i shkatërron” – tha Bocan-Kharchenko.

I pyetur se si i komenton historitë se Rusia nuk e ndihmoi sa duhet Serbinë, sidomos në lidhje me bombardimet, ai tha se në atë kohë shteti rus mund të bënte atë që bëri duke pasur parasysh kontekstin që ekzistonte. /Novosti

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot