Pesë mënyrat për ta shmangur ftohjen dhe gripin

Pesë mënyrat për ta shmangur ftohjen dhe gripin

Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes janë në rritje të vazhdueshme. Mos kini frikë, me këto këshilla kryesore ju mund të ndihmoni në luftimin e simptomave të ftohjes dhe gripit dhe të ndihmoni në fillimin e sistemit tuaj imunitar. Megjithatë, si t’i shmangemi ftohjeve dhe gripit? Për ta arritur këtë, ndiqni […]

Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes janë në rritje të vazhdueshme.

Mos kini frikë, me këto këshilla kryesore ju mund të ndihmoni në luftimin e simptomave të ftohjes dhe gripit dhe të ndihmoni në fillimin e sistemit tuaj imunitar.

Megjithatë, si t’i shmangemi ftohjeve dhe gripit? Për ta arritur këtë, ndiqni këshillat e mëposhtme.

Largohuni nga njerëzit që teshtijnë

Padyshim që nuk doni të dukeni të vrazhdë, por teshtima mund të përfshijë një ambient prej 20 metrave! Nëse një i panjohur afër teje fillon të tregoj shenja të gripit, largohuni pak dhe ndërroni ulësen. Gjithë çka ju duhet të thoni është “Më falni- unë shumë shpejt marr gripin”

Sigurohuni që ju nuk jeni keqbërësi! Kur mendoni se jeni gati të teshtini, mbulohuni me bërryl. Nëse do t’i përdorni duart gjithë ditën ju nuk do të donit që t’i shpërndani mikrobet në dorezën e derës ose tastierën e kompjuterit tuaj.

Mbani pastërtinë

Nuk është nevoja që ju të keni shumë frikë nga mikrobet. Por, nëse ju vazhdimisht prekni gjëra siç janë doreza e derës, atëherë ka kuptim pse shumica e familjes janë të sëmurë.

Gjithashtu, ju e dini që është shumë esenciale t’i pastroni duart shpesh. Sapuni i zakonshëm dhe uji i nxehtë do t’i mbysin mikrobet, vetëm sigurohuni që do t’i shpërlani mirë duart. Dhe mos ndaloni së pastruari ato edhe nëse tashmë jeni i sëmurë. Duke i pastruar duart tuaja rregullisht, ju zvogëloni dhe e parandaloni gripin.

Hani një lugë me mjaltë

Mjalti besohet se është antibakterial, është i trashë dhe zbutë skuqjet në fyt.

Mos përdorin tableta antibakteriale

Të ftohtit dhe gripi vijnë si pasojë e viruseve dhe jo e baktereve. Kjo do të thotë se antibiotikët të cilët mbysin baktere janë të panevojshme për të ftohtin. Mos kërkoni nga doktori një recetë të tillë. Çka ju nevojitet të dini më shumë? Antibiotikët kanë efekte anësore. Ata mund t’i mbysin bakteret e mira në trupin tuaj, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe gjërave tjerat të rëndësishme, siç janë mbrojtjet nga infeksionet në vagjinë.

Kur jeni të sëmurë anashkaloni ushtrimet

Ju ndoshta do të ndiheni pak më mirë nëse bëni ca ushtrime të lehta ose mendoni të bëni ca joga për ta rritur qarkullimin e gjakut në trup. Por nëse jeni duke pasur një betejë të vështirë me të ftohtin dhe gripin, nuk është koha perfekte për ushtrime. Trupi juaj ka nevojë për të ruajtur energji në mënyrë që t’i largojë viruset.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve