Nushi: Qeveria Kurti është koncentruar në kapjen e shtetit

Nushi: Qeveria Kurti është koncentruar në kapjen e shtetit

Nol Nushi anëtar i Partisë Socialdemokrate deklaron për Front Online se kryeministri Kurti ka dështuar në raport me premtimet zgjedhore. “Në raport me premtimet zgjedhore, mandati i qeverisë është dështim katastrofal. Në shumë sfera situata nuk është përmirësuar madje është edhe më keq se që ka qenë. Arsimi dhe Shëndetësia janë lënë në harresë. Politikat […]

Nol Nushi anëtar i Partisë Socialdemokrate deklaron për Front Online se kryeministri Kurti ka dështuar në raport me premtimet zgjedhore.

“Në raport me premtimet zgjedhore, mandati i qeverisë është dështim katastrofal. Në shumë sfera situata nuk është përmirësuar madje është edhe më keq se që ka qenë. Arsimi dhe Shëndetësia janë lënë në harresë. Politikat e mirëfillta sociale janë zëvendësuar me ndihma të njëhershme në formë lëmoshe”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria “Kurti” është koncentruar në kapjen e shtetit.

“Nuk ka ndërhyrje strukturore që do ta ndryshonin gjendjen rrënjësisht. Tash për qytetarët alternativë kryesore është ikja nga vendi. Qeveria është e koncentruar në dialog, dhe në kapjen e shtetit. Në të parën nuk ka sukses, por te e dyta ka bërë shumë përparime në shërbim të partisë e në dëm të shtetit”, ka shtuar Nushi.

Për këto premtime dhe mos nisjen e realizimit të tyre Front Online ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës, por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj