Griezmann bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Atletico Madridit

Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në pozitën e parë për më shumë gola të shënuar në histori të klubit të Atletico Madridit. Atletico Madridi u mposht në vazhdime me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së […]

Atletico Madridi u mposht në vazhdime me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Megjithatë, edhe pse ishte një natë zhgënjyese për Los Rojiblancos, një pikë e ndritur ishte goli i bukur i shënuar nga ylli i skuadrës, Antoine Griezmann.

Ky gol ishte i 174-të i francezit Griezmann për klubin kryeqytetas, i cili e vendosi atë përpara Luis Aragones (173) si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos.

Duke folur pas ndeshjes, Griezmann shprehu krenarinë e tij për thyerjen e rekordit.

“Është diçka e pabesueshme për mua, një burim i madh krenarie. Në pjesën e parë kishte shumë emocione, por ne duhej të ktheheshim në lojë”, ka thënë Griezmann pas rekordit. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova