Greqi: Shqiptari vret vëllain e gruas, e akuzon se i ka përdhunuar vajzën

Greqi: Shqiptari vret vëllain e gruas, e akuzon se i ka përdhunuar vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, gjithashtu shqiptar. Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, gjithashtu shqiptar.

Siç raporton ‘Protothema’, autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij të dytë dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.

Në polici 50-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare.

Ai me lot në sy u ka thënë autoriteteve: ‘Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën’!

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash, pasi ajo kishte filluar punë!

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik