Edon Zhegrovën e duan klubet gjermane, angleze e spanjolle, ylli kosovar vlerësohet rreth 20 milionë euro

Edon Zhegrovën e duan klubet gjermane, angleze e spanjolle, ylli kosovar vlerësohet rreth 20 milionë euro

Edon Zhegrova e ka arritur kulmin e karrierës. Ylli kosovar është bërë protagonist i Lillet dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierës. Ndonëse ka kontratë me klubin francez deri në verën e vitit 2026, përfaqësuesi kosovar mund të lëvizë qysh në verën që po vjen. Interesimi për shërbimet e sulmuesit […]

Ylli kosovar është bërë protagonist i Lillet dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierës.

Ndonëse ka kontratë me klubin francez deri në verën e vitit 2026, përfaqësuesi kosovar mund të lëvizë qysh në verën që po vjen.

Interesimi për shërbimet e sulmuesit të krahut nga klubet e ligave më të forta evropiane nuk mungon.

Gazetari i “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg raporton se interesim për kartonin e 24 vjeçarit kanë shfaqur klubet gjermane, angleze dhe spanjolle, përcjell Express.

Por, sipas tij, “Messi i Kosovës” e preferon më shumë Bundesligën dhe mundëësisht njërin prej Top 5 klubeve gjermane.

Gjithnjë sipas tij, disa klube gjermane janë duke e vëzhguar ish-futbollistin e Baselit.

Zhegrova e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tre gola dhe dy asistime në një ndeshje të Kupës së Francës.

Në këtë sezon, Zhegrova i ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 6 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Edhe pse në Transfermarkt vlera e kartonit të tij është 10 milionë euro, gazetari gjerman raporton se Lille i kërkon rreth 20 milionë euro për yllin e tij të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, klubet që e duan futbollistin e krahut të djathtë tashmë e dinë se sa para duhet t’i paguajnë nëse duan ta bëjnë atë të vetin.

Zhegrova është lojtar i rëndësishëm edhe tek Kombëtarja e Kosovës, ani pse në muajt e fundit mungoi për arsye tashmë të njohura.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova