A do të bëhet obligim shërbimi ushtarak në Kosovë? – Kjo është përgjigja e Minsitrisë së Mbrojtjes

A do të bëhet obligim shërbimi ushtarak në Kosovë? – Kjo është përgjigja e Minsitrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka thënë se është duke punuar në zhvillimin e politikave si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetar me njohuri bazike të mbrojtjes. Në një përgjigje për Tëvë 1 të pyetur nëse ende është në agjendë shërbimi ushtarak obligativ kanë thënë se duke parë zhvillimet e fundit të shteteve […]

Në një përgjigje për Tëvë 1 të pyetur nëse ende është në agjendë shërbimi ushtarak obligativ kanë thënë se duke parë zhvillimet e fundit të shteteve që kanë për qëllim destabilizimin janë duke punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.

“Duke mare parasysh se viteve të fundit strategjia e luftës dhe interferimit në shtete me qëllim destabilizmin ka ndërruar dukshëm duke u bërë më hibrihde por dhe më konvencionale se kurrë, sigurisht konform këtyre rrethanave dhe politikat e Ministrisë së Mbrojtjes janë duke u zhvilluar. Për të mbuluar secilën fushë, si dhe për të përfshirë e aftësuar secilin qytetarë me njohuri bazike bazike sa i përket mbrojtjes, është duke u punuar në konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo ministri ka thënë se duke pasur një shtet fqinj si Serbia me qasje agresive, në fokus ka qenë ngritja e kapacitete të FSK-së.

“Gjatë kësaj periudhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur për 195%, gjë që ka mundësuar që pothuajse të dyfishojmë numrin e përgjithshëm të ushtarakëve dhe shumëfishojmë investimet në blerjen e sistemeve më moderne të armatimeve, nga më pak se 4 milionë sa ishte për periudhën 2014-2020, në mbi 200 milionë investime për vetëm tre vite. Dronët Bajraktar janë vetëm njëra nga sistemet që FSK tashmë ka në dispozicion. Prandaj, mund të themi me siguri të plota se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitet të përmbush misionin e saj kushtetues në garantimin e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovë dhe mbrojtjen e territorit të shtetit tonë sovran”, thuhet nga kjo ministri.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot