Vazhdon paraqitja e grafitit “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në veri

Vazhdon paraqitja e grafitit “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në veri

Mbishkrime të reja me thirrje nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë parë dhe identifikuar në Komunën e Zvecanit gjatë ditës së djeshme. Këto mbishkrime tashmë janë vërejtur në mure të disa shtëpive. Policia rastin e ka iniciuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit ndërsa rasti është duke u hetuar. “Njësitet policore […]

Mbishkrime të reja me thirrje nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë parë dhe identifikuar në Komunën e Zvecanit gjatë ditës së djeshme.

Këto mbishkrime tashmë janë vërejtur në mure të disa shtëpive.

Policia rastin e ka iniciuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/ të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbishkrime me motive të nxitjes së urrejtjes. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”- njofton Policia e Kosovës.

Mbishkrimet në mure janë bërë me ngjyra të flamurit të Serbisë më saktësisht në një muri të gjatë në fshatin Zherovnicë.

Parulla nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” fillimisht nisi që të vizatohej në Leposaviq e më pas edhe në lokacione të tjera të ndryshme.

Një thirrje e tillë u konsiderua javë më parë thirrje me motive nxitëse në kohën kur në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, situata ishte e tensionuar dhe pati incidente.

Në magjistralen Leposaviq – Jarinje, në fshatin Dren, në një objekt të pabanuar është vizatuar me ngjyrë të verdhe grafiti i cili përmban thirrje nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Një thirrje e tillë fillimisht ishte parë fillimisht në një ndeshje futbolli në Beograd, e që ishte krijuar nga tifozët e klubit Crvena Zvezda më datë 26 korrik 2023, në një ndeshje miqësore me klubin Fiorentina.

Thirrja “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Serbisë, një tank mbrapa i formuar nga tifozët së bashku me flamurin e Serbisë në sfond, u mbajtën për disa minuta gjatë kësaj ndeshje futbolli.

Ndaj këtij veprimi kishte reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

“Paraqitja e një tanku si koreografi në tribuna me simbolikën kundër Kosovës është një akt i papranueshëm dhe i pashoq për sportin, por edhe për harmoninë e paqen ndërmjet vendeve dhe popujve në rajonin tonë, e sidomos në periudhën e tensioneve mes dy vendeve”- thuhet në reagimin e FFK-së.

Tutje ata thanë në reagim se ky akt i shprehur publikisht, i shoqëruar edhe me slogane provokuese, dëshmon se opinioni në Serbi dhe autoritetet e atjeshme nuk kanë ndryshuar aspak nga qasja agresore dhe njëherësh është një provokim i hapur ndaj sportit të futbollit dhe Republikës së Kosovës.

Pas kësaj thirrje që fillimisht u promovua në ndeshjen e Crvena Zvezdës, thirrje e grafitë të ngjashme u shfaqën në vende të ndryshme në Serbi në fund të korrikut por edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Mbishkrime të tilla që bëjnë thirrje për rezistencë shihen në vende të ndryshme në veri të vendit.

Në katër komunat me shumicë serbe disa herë janë paraqitur edhe thirrjet e tjera si “NATO shko në shtëpi”, “KM mbetet”, “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu për të ju mbrojtur”, “Nga 21 nëntori obligim për të gjithë të bëjnë rezistencë në çdo hap. Brigada e Veriut. Ne nuk dorëzohemi! KM qëndron”.

Në veri të vendit u raportua se në nëntor të vitit 2021 se si lartësohet edhe figura e të dënuarit për gjenocid e krime lufte, Ratko Mlladiq.

Murali është i vendosur në afërsi të Komunës së Zveçanit në një objekt./kallxo.com

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik