Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

Në kuadër të Ditës pa makina, më 22 shtator, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit. Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook, rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri […]

Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook, rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15.

Qytetarët mund të marrin me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat dhe 60 trotinetët për qarkullim në këtë rrugë, ka njoftuar Komuna.

“Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat. Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga ‘Dëshmorët e Kombit’, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim i Komunës është në kundërshtim me deklaratat që drejtori i Shërbimeve publike në kryeqytet, Ilirik Musliu, ka dhënë të mërkurën në emisionin “Sot” në KTV.

Ai ka deklaruar se më 22 shtator për dy orë, prej orës 11:00 deri në orën 13:00, rrugët ‘Agim Ramdani’, ‘UÇK’, ‘Eqrem Qabej’ e ‘Luan Haradinaj’, “pra unaza kryesore e kryeqytetit do të jetë pa makina”.

“Prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të jemi pa makina në rrugët kryesore, rrugën ‘Agim Ramdani’, ‘UÇK’, ‘Eqrem Qabej’, ‘Luan Haradinaj’, pra unaza kryesore e kryeqytetit do të jetë pa makina prej orës 11:00 deri në 13:00”, është shprehur Musliu.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike