Refuzohen 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Trupi gjykues II ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët.Gjykatësit kanë refuzuan të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti.   Sipas trupit gjykues, […]

Trupi gjykues II ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët.Gjykatësit kanë refuzuan të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti.

Sipas trupit gjykues, nuk është treguar “asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b)”.

Këtë vendim trupi gjykues e ka marrë sot derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të ri dorëzojë raportin me informacione shtesë.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona që pretendojnë se janë viktima.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /KP

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit