Policia: Dhjetë të arrestuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia: Dhjetë të arrestuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se kanë keqpërdorur kartelat bankare dhe kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike. Policia e Kosovës tha se pas disa muajsh hetime, më 19 shtator ka kryer kontrolle në 14 lokacione në Prishtinë, Gjilan Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan. “Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar dhjetë persona, […]

Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se kanë keqpërdorur kartelat bankare dhe kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike.

Policia e Kosovës tha se pas disa muajsh hetime, më 19 shtator ka kryer kontrolle në 14 lokacione në Prishtinë, Gjilan Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

“Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’”, u tha në njoftim.

Sipas autoriteteve të rendit, të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat, “kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë”.

“Në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare [bankat] në Kosovë me mijëra euro”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrolleve, sipas policisë, janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tri armë dhe municion.

Në Kosovë operojnë 12 banka komerciale, nëntë prej të cilave janë në pronësi të huaj.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit