Perolli i PSD-së: Kurti ose është naiv ose mashtrues, besoj që kjo e dyta vlen

Perolli i PSD-së: Kurti ose është naiv ose mashtrues, besoj që kjo e dyta vlen

Lisjan Perolli nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryeministri Albin Kurti ose është “naiv” ose është “mashtrues”, pasi sipas tij, nuk e paska ditur që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pika kryesore e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Madje Perolli tha se tash e dy vite Bashkësia Ndërkombëtare ka treguar që Asociacioni […]

Madje Perolli tha se tash e dy vite Bashkësia Ndërkombëtare ka treguar që Asociacioni është pika cila duhet të implementohet urgjentisht.

“Dallimi i vetëm është që Kurti po dëshiron që Serbia të kryejë një pikë më përpara e Kosova më pas, ndërsa BE-ja po thotë që Asociacioni është primar siç ka qenë edhe më herët. Pra kjo nuk është diçka e re, këtu nuk ka ndodhë asgjë e re. I ka gati dy vite që e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare ka tregu që Asociacioni është gjëja kryesore dhe duhet të implementohet urgjentisht. Pra Kurti ose qenka me të vërtetë naiv ose qenka me të vërtetë mashtrues, e unë besoj që kjo e dyta vlen, që nuk e paska ditë deri më sot që Asociacioni qenka pika kryesore e marrëveshjes”, tha Perolli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa shtoi se “kur ta shohim në këtë spektër çfarë ka ndodhë sot, është një kryeministër dhe një zv.kryeministër që dalin dhe hudhin akuza dhe krijojnë konspiracione kinse të gjithë të tjerët janë kundër tyre e këta qenkan ata kreativët dhe konstruktivët siç po pretendojnë të jenë, edhe pse nuk janë, këta e kanë pranu këtë marrëveshje”.

Ndryshe, sa i përket takimit trepalësh, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se aty u përballë me një skenar të cilin sipas tij, Lajçak e kishte dizajnuar më parë.

Ai tha se propozimi i tij u kundërshtua në mënyrë të koordinuar nga Vuçiq dhe Lajçak.

“Në takimin trepalësh u ekspozova përballë një skenari të cilin Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi propozova një plan të sekuencimit të marrëveshjes nga Republika e Kosovës, Vuçiq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Te dytë thanë se ky plan është shumë jorealist dhe e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së statutit të Asociacionit”, tha Kurti.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit