Paralajmëron Komuna e Prishtinës: Rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet edhe për autobusë e taksi

Paralajmëron Komuna e Prishtinës: Rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet edhe për autobusë e taksi

Drejtorisë i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar se rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, bazuar në projektin e Bankës Botërore, që siç ka thënë ai, do të shndërrohet në hapësirë për gjelbërim. Musliu ka thënë se rruga do të jetë hapësirë me mobileri urbane dhe […]

Drejtorisë i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar se rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, bazuar në projektin e Bankës Botërore, që siç ka thënë ai, do të shndërrohet në hapësirë për gjelbërim.

Musliu ka thënë se rruga do të jetë hapësirë me mobileri urbane dhe do të lidhet me sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

“Ne po i presim detajet e projektit nga konsulenca e kontraktuar nga Banka Botërore, do të hyjmë me intervenime e do të shohim cili do të jetë vendimi final. Nga ajo që kam parë deri më tani ka qenë që të ndërpritet për qarkullim edhe për vetura edhe për autobusë. Rruga është ndërprerë për disa aktivitete që kanë qenë në kuadër të Drejtorisë së Kulturës e edhe të Sportit, por po i presim detajet e fundit e pastaj të fillojmë punimet. Në bazë të asaj që kam parë në projekt, rruga do të ndërpritet për qarkullim edhe per vetura, taksi dhe autobusë. Nuk do të lirohet as për autobusë e as për vetura, do të kthehet në shesh dhe në hapësirë me mobileri urbane, në hapësirë me gjelbërim”, ka potencuar ai.

Ai ka folur edhe për ndriçimin smart, që siç ka thënë ai, është më i kushtueshëm, por më efektivë.

“Kryeqytetit i duhet një ndriçim i tillë, ka një kosto më ndryshe, sfidues është buxheti, si Drejtori s’kemi një buxhet për të vazhduar ndriçimin, por mendoj se ndriçimi duhet të shtrihet në kryeqytet…Mbi 50 rrugë kemi arritur t’i ndriçojmë për herë të parë, sivjet do t’i bëjmë mbi 100 rrugë me ndriçim publik për herë të parë”, ka theksuar ai në KTV.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit