Musliu: Kurti dhe Sveçla duhet të pushojnë nga adrenalina dhe euforia, të bëhet hetim si erdhi deri te sulmi terrorist

Musliu: Kurti dhe Sveçla duhet të pushojnë nga adrenalina dhe euforia, të bëhet hetim si erdhi deri te sulmi terrorist

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se pas sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, duhet bërë analistë e mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi se si erdhi deri tek akti terrorist. Musliu ka thënë se  kryeministri Albin Kurti, dhe Ministri Xhelal Sveçla duhet të pushojnë pak, siç ka thënë ajo “nga […]

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se pas sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, duhet bërë analistë e mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi se si erdhi deri tek akti terrorist.

Musliu ka thënë se  kryeministri Albin Kurti, dhe Ministri Xhelal Sveçla duhet të pushojnë pak, siç ka thënë ajo “nga adrenalina dhe euforia e gjithë zhvillimit që ka ndodhë dhe  se përveç ekspozimit e postimeve mediale, duhet të bëjnë analizë të mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi.

“Deklarata e ambasadorit amerikan duhet të merret me shqetësim e me seriozitet. Ne mund të dalim dhe të krenohemi me atë që kemi triumfu përballë terroristëve të cilët, kanë marrë një aksion kundër shtetit të Kosovës.

Ne duhet të ndalemi gjakftohtë ta bëjmë analizën se çka ka ndodhë vërtetë të dielën. Si ka ardhë deri te ai akt ku është vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe pastaj kanë pasuar zhvillimet tjera. Vetë fakti që prezantohet tërë ai arsenal nga kryeministri e nga Ministri i Brendshëm. Unë mendoj që duhet kadal-dalë edhe Albin Kurti, edhe Xhelal Sveçla të pushojnë pak nga adrenalina dhe euforia e gjithë zhvillimit që ka ndodhë. Mendoj se përveç ekspozimit e postimeve mediale, ne duhet të bëjmë analizë të mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi. Vetë fakti i ekspozimit të tërë atyre videove nga udhëheqësit e aksioneve ose të operativës. Ato pamje nuk i shohim vetëm unë e ti Fidan, nuk i sheh vetëm populli i Kosovës…. ato pamje i sheh edhe Beogradi dhe automatikisht ti i dekonspiron të gjitha pistat e hetimit, burimet se kah kanë dalë ato dhe ne duhet të kemi kujdes si politikanë sepse nuk e kemi Kosovën për një ditë, Kosovën e kemi përgjithmonë dhe duhet ta ruajmë atë. Edh Kurti edhe Sveçla, edhe pozita edhe opozita duhet të qetësohen dhe ta trajtojnë me gjakftohtësi tërë ngjarjen që ka ndodhë, duhet analizë e duhet hetim sepse pa dashtë të lëshohem në akuza e me dashtë me gjetë fajtorin sepse për mu fajtori kryesor është Vuçiqi e Lista Serbe, por nuk është ndjenjë e mirë kur e sheh ti se në gjysmë të Kosovës kanë hy edhe autoblinda. Prandaj po them nuk guxon ti me dalë edhe me vazhdu me këtë euforinë”, ka thënë deputetja Musliu në DPT Fidani.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit