Maloku: Kurti nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun

Maloku: Kurti nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel përfundoi pa asnjë rezultat. Pas këtij takimi, kryeministri Kurti, kritikoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se i njëjti në raundin e fundit të bisedimeve u ‘pozicionua’ kundër Kosovës. Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit Kurti dhe se a pritet të ketë sukses dialogu […]

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti, kritikoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se i njëjti në raundin e fundit të bisedimeve u ‘pozicionua’ kundër Kosovës.

Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit Kurti dhe se a pritet të ketë sukses dialogu me emisarin Lajçak si ndërmjetës, ka folur njohësi i çështjeve politike në vend, Albinot Maloku.

Maloku tha kryeministri Kurti nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun.

Ai tha se nëse kryeministri do ta deklaronte që nga fillimi se ndërmjetësuesi është i njëanshëm dhe ta ruante premtimin se dialogu do të jetë prioritet i shtatë, do të kishte logjikë reagimi i tij.

“Duhet pasur parasysh që kryeministri Kurti, si kushdo tjetër të ishte në vend të tij, nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun. Jo të paktën në këtë momentum. Diagnoza e problemeve të këtij procesi pa ofruar kurën e alternativën, gjithmonë duke pasur në mëndje akterët aktual të forcave, siç po bënë kryeministri i vendit, duket se më shumë po tregon për mendësi regresiste sesa të një demokracie progresiste të tij si drejtues i qeverisë”.

“Sikur ta thoshte fare në fillim në kohën kur pritej ta udhëhiqte procesin, se ndërmjetësi është i njëanshëm dhe ta ruante premtimin për dialogun prioritet i shtatë, do të kishte logjikë politike shpërthimi i tij. Domethënë kreu i qeverisë, drejtuesi i procesit të dialogut nga pala kosovare, tek tash e zbuloi se Lajçak është proserb, pra i anshëm dhe jo objektiv?” tha Maloku për Gazetën Blic.

Ai tutje shtoi se konferenca që u mbajt dje nga kryeministri Kurti tregoi pala kosovare nuk ka momentalisht ndonjë opsion.

‘Dialogu, andaj ka mbetur në vend-numëro dhe konferenca e djeshme dëshmoi që pala kosovare nuk ka momentalisht ndonjë opsion” deklaroi analisti Maloku.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë ​​një deklaratë sot, pas takimit të dialogut Beograd-Prishtinë të javës së kaluar.

‘Sipas deklaratës së tij, të dyja palët duhet të fillojnë zbatimin në bazë të Propozimit të BE-së të rënë dakord në fillim të këtij viti pa vonesa të mëtejshme, ndërsa puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë parakusht tjetër .

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit