Luftime të ashpra afër një vendbanimi që Ukraina thotë se e ka çliruar

Luftime të ashpra afër një vendbanimi që Ukraina thotë se e ka çliruar

Luftime të ashpra midis ushtarëve ukrainas dhe forcave pushtuese ruse janë raportuar përreth Klishçijivkës, një fshat kyç në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase. Luftimet e mëngjesit të 18 shtatorit vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se forcat ukrainase kishin çliruar Klishçijivkën, fshat që gjendet në krahun jugor […]

Luftime të ashpra midis ushtarëve ukrainas dhe forcave pushtuese ruse janë raportuar përreth Klishçijivkës, një fshat kyç në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase.

Luftimet e mëngjesit të 18 shtatorit vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se forcat ukrainase kishin çliruar Klishçijivkën, fshat që gjendet në krahun jugor të Bahmutit.

Zona në jugperëndim të Bahmutit ka qenë në fokus të kundërofensivës që Ukraina ka zhvilluar në lindje përgjatë verës. Njoftimi i Zelenskyt erdhi dy ditë pasi ushtria e Ukrainës tha se kishte marrë kontrollin e një fshati të vogël afër, Andrijivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jugperëndim të Bahmutit.

Nëse rimerren të dy fshatrat kjo mund të lejojë trupat e Ukrainës të sulmojnë Bahmutin nga veriu dhe perëndimi, duke u mundësuar që të çlirojnë këtë qytet të shkatërruar që ra nën kontrollin rus pas një beteje të përgjakshme disamujore. Marrja e Bahmutit atëbotë shënoi një fitore të madhe për Kremlinin.

Ushtria ukrainase tha më 18 shtator se forcat e saj “po vazhdojnë operacionet sulmuese” në rajonin e Klishçijivkës, “duke i shkaktuar armikut humbje të konsiderueshme”.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë vazhduar sulmet e tyre afër Klishçijivkës, që para luftës kishte një popullsi prej rreth 40 banorësh.

Shefi i stafit të presidencës ukrainase, Andriy Yermak, më 17 shtator publikoi në Telegram një fotografi ku shfaqeshin ushtarë ukrainas duke mbajtur flamurin e shtetit të tyre në këtë fshat.

“Ukraina gjithmonë rimerr atë që i takon”, shkroi ai.

Illia Yevlash, zëdhënës i ushtrisë ukrainase, tha se gjatë luftimeve në këtë fshat njësive ruse u është shkaktuar “dëm i madh”, përfshirë edhe batalionit Akhmat të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga fundi i shkurtit të vitit të kaluar – që nga qershori është duke zhvilluar një kundërofensivë në lindje dhe jug. Megjithatë, kundërsulmi po vlerësohet se është më i ngadalshëm seç pritej./rel

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike