KDI: Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun, pas deklarimeve alarmante sot

KDI: Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun, pas deklarimeve alarmante sot

Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se pas konferencës për media, në të cilën kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë folur për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, Kurti duhet të raportojë edhe në Kuvend. Në një reagim të KDI-së thuhet se ata e mirëpresin informimin që Kurti bëri […]

Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se pas konferencës për media, në të cilën kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë folur për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut me Serbinë, Kurti duhet të raportojë edhe në Kuvend.

Në një reagim të KDI-së thuhet se ata e mirëpresin informimin që Kurti bëri rreth dialogut dh se informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces.

Por sipas tyre Kurti për këtë proces duhet t’u përgjigjet edhe deputetëve.“Megjithatë, kjo nuk e aminston kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve të sotme alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimi i kryeministrit para Kuvendit përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Sipas KDI-së në këtë drejtim edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, siç thuhet, duke kërkuar raportime të rregullta të kryeministrit rreth dialogut me Serbinë

“Paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut është pozitive, por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike