Interi gati për Champions, Inzaghi planifikon tre ndryshime në formacion

Pas startit fantastik në kampionat, me 4 fitore në po kaq ndeshje, Interi rikthehet në Champions League, aty ku më 10 qershor pa t’i venitet ëndrra e madhe përballë Manchester Cityt në finalen e Stambollit. Zikaltrit do ta nisin këtë edicion në transfertën baske ndaj Real Sociedad, teksa trajneri simone Inzaghi po përgatit ndryshime në […]

Pas startit fantastik në kampionat, me 4 fitore në po kaq ndeshje, Interi rikthehet në Champions League, aty ku më 10 qershor pa t’i venitet ëndrra e madhe përballë Manchester Cityt në finalen e Stambollit.

Zikaltrit do ta nisin këtë edicion në transfertën baske ndaj Real Sociedad, teksa trajneri simone Inzaghi po përgatit ndryshime në formacion, në mënyrë që t’i japë mundësi ndonjërit prej titullarëve të pushojë.

Kështu mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se Inzaghi po përgatit tre zëvendësime nga 11-shja me të cilën ka startuar këto javë të para të kampionatit.

I pari do të jetë Pavard, që do të marrë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe do të bëjë debutimin zyrtar me fanellën zikaltër. Eksperienca e francezit të nivele të tilla, mund t’i japë diçka më shumë Interit në transfertën baske.

Tjetër futbollist që pritet ta nisë nga minuta e parë është Davide Frattesi, që do të marrë vendin e njërit mes Barellës dhe Mkhitaryanit, ndërsa një tjetër ndryshim pritet të ketë edhe në sulm, aty ku Arnautovic do ta nisë si titullar në krah të Lautaros, me Thuram që pritet të rikuperojë energjitë.

Vlen të theksohet se në transfertën baske nuk do të udhëtojnë me grupin Juan Cuadrado dhe Stefano Sensi, me të parin që është i dëmtuar dhe tjetrin që nuk është regjistruar në listën e Champions…

Pas kësaj sfide, Interi do të përballet të dielën me Empolin në transfertë dhe aty pritet që Inzaghi të ulë sërish në stol disa nga titullarët, në mënyrë që të menaxhojë energjitë e tyre në këtë tur force që do të vijojë deri në 10-ditëshin e parë të tetorit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova