Duka flet pasi u zgjodh zëvendës-president i UEFA-s: Rezultat i punës së futbollit shqiptar ndër vite

Duka flet pasi u zgjodh zëvendës-president i UEFA-s: Rezultat i punës së futbollit shqiptar ndër vite

Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka në postin e zv.Presidentit të UEFA-s ka është një lajm i përmasave të jashtëzakonshme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por edhe Shqipërinë. Për herë të parë një shqiptar zgjidhet në postet më të larta drejtuese të institucioneve ndërkombëtare dhe kjo padyshim është një vlerësim për kontributin e vyer […]

Duke folur në një prononcim për Fshf.org nga Qipro, aty ku u zhvillua edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti Duka është shprehur i nderuar për këtë besim të madh që i ka dhënë qeveria e futbollit europian dhe e ka cilësuar këtë arritje si rezultat i punës së madhe të bërë nga i gjithë futbolli shqiptar ndër vite.

“Padyshim që ndihem i nderuar, i respektuar, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli shqiptar për vlerësimin që i bën komuniteti europian i futbollit një kandidature nga Shqipëria për të qenë Zv.President i UEFA-s. Padyshim që është rezultat i kontributit të punës së gjithë futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të patur një vend në drejtimin e futbollit europian. UEFA është një organizatë sportive, bashkimi i të gjitha federatave europiane dhe organet e saj drejtuese padyshim që marrin vendime për të mirën e futbollit europian në përgjithësi dhe kjo do të thotë se të qenurit në një post drejtues të UEFA-s, pra në postin e Zv.Presidentit, nuk të bën që të marrësh vendime të njëanshme pavarësisht Federatës nga vjen, por unë jam i kënaqur që do të japë kontributin tim në mbarëvajtjen e futbollit europian, në strategjitë e zhvillimit të tij, pse jo edhe me vendimet e përditshme apo administrative që do të duhet të marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të mirën e futbollit në përgjithësi”, – tha Presidenti i FSHF-së.

Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri – Më tej, në prononcimin e tij ai ka komentuar edhe vendimin tjetër historik të marrë sot nga UEFA që i besoi FSHF-së dhe Shqipërisë pritjen dhe organizimin e finaleve të Kampionatt Europian 2025 për moshën U-17. Një turne madhor, që do të sjellë shumë përfitimet për vendin tonë dhe do të ketë gjithashtu një impakt të fortë në lëvizjen futbollistike shqiptare.

Presidenti Duka ka theksuar se nevojitet edhe mbështetja e qeverisë apo pushtetit lokal për të bërë investime të përbashkët në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm në prag të nisjes së turneut në verën e vitit 2025.

“Vendimi i marrë sot nga UEFA për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshat U-17 në Shqipëri padyshim që është një lajm shumë i mirë për futbollin shqiptar, mund të them që është lajmi më i mirë në vitet e fundit. Ky është një aktivitet shumë madhor, ku do të marrin pjesë 16 skuadra nga e gjithë Europa, mund të them që nga pikëpamja organizative ka të bëjë shumë më shumë dhe shumë më i madh se sa finalja e UEFA Conference League, por edhe nga pikëpamja e përfaqësimit. Pra e ardhmja e futbollit, të rinj nga e gjithë Europa, më të mirët e perspektivës do të vijnë të luajnë në Shqipëri, në katër stadiume shqiptare, në ‘Air Albania’, ‘Loro Boriçi’, “Egnatia Arena” dhe ‘Elbasan Arena’. Padyshim duhet shumë punë për ta bërë sa më mirë organizimin e saj. Ne kemi dhënë, kemi marrë shumë garanci edhe për investime të përbashkëta me qeverinë shqiptare. Nuk janë vetëm ndeshjet, nuk janë vetëm kualifikueset deri në finale, por janë edhe përgatitjet e ekipeve, akomodimi i tyre, ambientet e stërvitjes që janë kërkesa që për momentin ne nuk i kemi, por jemi të bindur që do t’i plotësojmë deri në 2025. Kjo është ngjarja më e madhe sportive që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, është ngjarje më e madhe se Conference League, është ngjarja më e madhe e mundshme që ne mund të organizojmë me infrastrukturën, apo me një vend si ai i joni”, – vijoi Presidenti i FSHF-së, i cili në fund ka edhe një apel për të gjithë që të kthejmë finalet e Euro U-17 në një histori suksesi dh të krijojmë një klimë pozitive përgjatë gjithë turneut.

“Unë jam i bindur, që stafi, administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me administratën e UEFA-s do të bëjnë organizimin e një aktiviteti shumë të mirë, një aktivitet në nivele të larta profesionale. Me këtë rast dua që t’u bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesin këtë aktivitet, pasi duhen të gjithë aktorët në vend të jenë pozitivë dhe ta mbështesin, qoftë pushtetet vendore atje ku do të luhet, qoftë shkollat apo Ministria e Arsimit, apo padyshim edhe pushteti qendror. Duke qenë të gjithë bashkë, duke pasur një klimë pozitive, jam i sigurt që do të kemi një kampionat model, ashtu siç kishim një finale të Conference League model. U bëj gjithashtu thirrje të gjithëve që ta mbështesin dhe t’i mbushin stadiumet. Të krijojnë me të vërtetë një atmosferë festive, pozitive, gjatë gjithë ndeshjeve, nga dita e parë te finalja e kampionatit Europian për moshat nën 17 vjeç, në Air Albania”, – u shpreh Presidenti Duka.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova