Dikush po pretendon se shërbimi sekret ruso-serb u përfshi në skandalin në Rumani

Dikush po pretendon se shërbimi sekret ruso-serb u përfshi në skandalin në Rumani

Shërbimi sekret ruso-serb po vlerësohet së është i përfshirë në sjelljen e tifozëve rumunë më 12 shtator, ku edhe u zhvillua ndeshja në mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, në të cilën u panë banerët me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe “Basarbia është Rumani”. Nga Instituti Octopus vlerësojnë se qëllimi kryesor i këtyre […]

Shërbimi sekret ruso-serb po vlerësohet së është i përfshirë në sjelljen e tifozëve rumunë më 12 shtator, ku edhe u zhvillua ndeshja në mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, në të cilën u panë banerët me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe “Basarbia është Rumani”.

Nga Instituti Octopus vlerësojnë se qëllimi kryesor i këtyre pankartave, ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa potencojnë se UEFA, do të duhej të ishte më e ashpër në vendimmarrje.

Hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus, Taulant Elshani për KosovaPress, tha se gjatë hulumtimeve kanë evidentuar elemente të mjaftueshme që çojnë në dyshimet se shërbimi sekret ruso-serb, është i përfshirë në shfaqjen dhe përmbajtjen e këtyre banerëve.

“Marrë parasysh pompozitetin dhe përmbajtjen e pankartave ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia është Rumani’, neve na ka çuar që të hulumtojmë më thellë për përmbajtjen dhe mënyrën se si janë sjellë këto banerë. Dhe ne kemi evidentuar përfshirje të elementeve të ndryshme të shërbimeve të fshehta të Rusisë dhe Serbisë, dhe dyshojmë që ka një përfshirje të thellë. Duke marrë parasysh lidhjen e tifogrupit ‘Ultras Tricolorii’ rumun, politikani djathtist George Simion, si dhe partisë së tij me shërbimet sekrete ruse. Për George Simionin i cili ka lidhje me ‘Ultras Tricolorii’, dhe bashkëpunim me këtë grup që ka bërë edhe veprime huligane në disa ndeshje sportive, ka lidhje të dëshmuara me shërbimin sekret rus. Pra, gjithë kjo na ka bërë që të hulumtojmë më thellë dhe t’i evidentojmë këto lidhje”, tha Elshani.

Elshani potencoi se mënyra se si kanë vepruar tifozët rumunë në këtë ndeshje ka qenë shumë e ngjashme me sjelljen e tifozëve serbë.

“Edhe Bessarabia është Rumani, pra është goxha domethënëse në këtë, dhe duhet të theksohet se Bessarabia historikisht përbën edhe një pjesë të Ukrainës së sotme. Pra, dhe provokimet me gjasë janë të përzgjedhura dhe të qëlluara”, u shpreh Elshani.

“Skenografia dhe mënyra se si tifozët janë sjellë më 12 shtator, në ndeshjen Rumani-Kosovë ka shumë ngjashmëri me sjelljen e huliganëve serbë nëpër stadiumet futbollistike serbe. Dhe ne e dimë që tifozeritë dhe huliganët serbë janë në masë të madhe të kontrolluar prej shërbimeve sekrete serbe. Edhe në këtë rast kemi dyshime të fuqishme se ka një infiltrim të theksuar, të konsiderueshëm, të shërbimeve sekrete ruse”.

Ndërkaq, Elshani vlerëson se qëllimi i këtyre mbishkrimeve ka qenë provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës, derisa shton se UEFA është dashur të jetë më e ashpër ndaj veprimeve të tifozëve rumunë.

“Qëllimi kryesor i këtyre pankartave ka qenë sigurisht provokimi i ekipit të përfaqësueses së Kosovës që pastaj të shkaktohen incidente në fushë dhe të përcillet me kryesisht me dëmtimin e imazhit të Kosovës në botë… UEFA është dashur të jetë më e ashpër, tani vetëm është hapur një procedurë hetimore, dhe ta shohim se çfarë vendimi do të sjellë. Si do të mund të ishte më e ashpër UEFA? Një ndëshkim dhe humbje në tavolinë e ekipit kombëtar të Rumanisë”, theksoi Elshani.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë që u mbajt më 12 shtator, ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova