Para një jave iu ngritë aktakuzë për korrupsion, Liburn Aliu nuk e shkarkon Sekretarin, Izedin Bytyqi

Para një jave iu ngritë aktakuzë për korrupsion, Liburn Aliu nuk e shkarkon Sekretarin, Izedin Bytyqi

Më 23 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë. Rasti ka të bëjë lidhur më një tender të realizuar në vitin 2019, por në mesin e të akuzuarve është edhe  Sekretari i Përgjithshëm aktual i MMPHI-së, […]

Janë bërë një javë, por ministri Liburn Aliu duket se nuk e ka në plan që ta pezullojë nga puna, sekretarin Bytyqi mbi të cilin po rendon një akuzë shumë e fortë. Lidhur më pezullimin ose jo të tij, Periskopi ka kërkuar një përgjigje nga zyra e Aliut, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Në javën e kaluar, Prokuroria Speciale e ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë ndaj 10 personave zyrtarë e ish zyrtarë të MMPHI-së: Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviq, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi.

Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kurse Blerim Dina në cilësinë e kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si dhe Nuhi Paçarizi e Goran Milenkoviq, në cilësinë e anëtarëve të OSHP-së, po ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.

Bëhet e ditur se duke filluar nga 10 maji 2019 deri më 4 shtator 2020 në Prishtinë, të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë ligjore.

bëhet fjalë për tenderin “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë” peshon 14. milionë e  493 mijë euro. Tenderi ishte iniciuar në kohën kur më këtë ministri udhëhiqte AAK, konkretisht Pal Lekaj, por ishte nënshkruar pas rënjes së kësaj qeverie, e që më pas me këtë dikaster udhëhiqte ministri i LDK-së, Arban Abrashi.

Të pandehurit, thuhet se me qëllim që disa operatorë ekonomikë të përfitonin dobi pasurore, fillimisht e ndryshuan vlerën e projektit nga 2,000,000.00 euro sa i dispononin sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2019, në 17,054,508,24 euro, pastaj me pjesëmarrjen në nënshkrim të personit jokompetent, respektivisht të pandehurit Zymer Abdullahu, i cili kishte nënshkruar në vend të njësisë kërkuese, e kishin aprovuar projektin në fjalë duke i përzgjedhur për t’i shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët ishin të papërgjegjshëm dhe më të shtrenjtë se operatorët ekonomikë tjerë për 2,121,909.91 euro.

Ndërsa, në momentin e rikonfirmimit të mjeteve financiare, thuhet se falsifikuan nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar, i cili paraprakisht i kishte njoftuar të pandehurit saktësisht me gjendjen financiare të institucionit, kurse për t’i hapur rrugë nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomikë, nxorën vendime në kundërshtim me gjendjen faktike dhe të kundërligjshme, kinse kërkesa për rishqyrtim ishte paraqitur pa pretendime ankimore dhe në fund duke e ditur se operatorët ekonomikë nuk do të ishin në gjendje ta përmbushnin kontratën brenda afatit të paraparë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ndryshuan kushtet materiale të kontratës në dëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe në favor të disa operatorëve duke nënshkruar kontratat me këta operatorë në vlerë të përgjithshme prej 14,493,583.97 euro, me ç’rast në vend të Ministrit duke tejkaluar kompetencat e tij ligjore nënshkruan zëvendësministri, i pandehuri Muhamet Gashi.

Me veprimet e tyre, të pandehurit sipas Prokurorisë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 12,493,583.97 euro, si dhe dëm material dhe jomaterial operatorëve ekonomikë tjerë të cilët në kushte të barabarta do të mund të aplikonin. Kush është Izedin Bytyqi?

Izedin Bytyqi ishte shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në mars të 2021-tës.

Atë kohë, në krye të MMPHI-së, ishte Arban Abrashi, i cili e kishte pezulluar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit ishte iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Kjo pasi, sipas vendimit të Ministrisë, Bytyqi, gjatë muajit shkurt kishte kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Bazuar në vendim, ministri Abrashi kishte obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që Bytyqi të sistemohet në pozitën “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë Infrastrukturës”, thuhej në pikën 2 të vendimit.

Por, një ditë pas këtij emërimi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës, Agim Veliu kishte anuluar vendimin e Abrashit për shkarkimin e Bytyqit dhe njëkohësisht edhe emërimin e sekretarit të ri Zymer Abdullahu.

Më të ardhur në pushtet, Liburn Aliu e kishte gjetur si sekretarë, por pas pakë javësh e kishte shkarkuar, duke e emëruar Servetë Spahiun si sekretar.

Spahiu është shkarkuar para pak javëve dhe përsëri është kthyer në pozitën e njëjtë zoti Bytyqi. /Periskopi/

Lexo edhe:

Aktakuzë për korrupsion ndaj 10 personave: Kush janë ata dhe për cilin tender po dyshohen, Periskopi sjell detaje

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot