Blerja e librave: Qeveria drejtë keq menaxhimit të parasë publike

Blerja e librave: Qeveria drejtë keq menaxhimit të parasë publike

Blera e librave për nxënësit e shkollave fillore, mund t’i kushtojë Qeverisë së Kosovës me ndonjë akuzë nga organet e drejtësisë. Kjo ngase qeveria është rrugës së keqmeanxhimit të parasë publike dhe keqmenaxhimi sipas Kodit Penal të Kosovës është vepër penale, shkruan Periskopi. Pasi i ka dështuar tenderi për blerjen e librave, Ministria e Arsimit […]

Pasi i ka dështuar tenderi për blerjen e librave, Ministria e Arsimit ka vendosur që prindërit të blejnë vetë ato dhe më pas qeveria të rimburosjë blerjen. Tenderi ka dështuar më arsyetimin se shtëpitë botuese kanë ofertuar rreth 500 mijë euro më shtrenjtë se sa vlera e parashikuar e ministrisë dhe kjo ka qenë arsyeja e anulimit.

Por, si po ja qetë më lirë shtetit, të blejë libra më tender a më rimburism?

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 -5 dhe për materialet mësimore nga klasat 6-9.

“6, 323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Pra, siç shihet 6.3 milionë euro kanë të bëjnë për blerjen që synohej të blihej me tender. Fillimisht, procedura e tenderit ka qenë me negocim, me vlerë të parashikuar 4,316,885.00 euro, si dhe është cek vlerën e parashikuar për secilën shtëpi botuese, të ndarë në 7 lote.

Shtëpitë botuese kanë ofertuar oferta më të larta sesa vlera e parashikuar. Nëse i mbledhim oferta, japin shumë prej 5,882,743.40 euro.

Pas zhvillimit të negociatave, shuma totale e negociuar ka qenë 4,830,069.62 euro, pra rreth 500 mijë euro më shumë se vlera e parashikuar, ose rreth 13 për qind e vlerës totale të çmimit fillestar të vendosur nga ministria.

Kjo i bie se shtëpitë botuese kanë qenë të arsyeshme gjatë negociatave, pasi e kanë zbritur ofertën për më shumë se 1 milion euro, por MASHTI nuk ka dashur t’i shpenzojë 500 mijë euro më shumë se që ka parashikuar.

“Arsyeja e anulimit ka qënë se pasi që ofertuesit – Shtëpitë Botuese kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për ketë procedure të prokurimit. Edhe përkundër negociatave qe janë zhvilluar me Shtëpitë Botuese, çmimet janë më të larta se shuma e parashikuar për këtë procedurë të prokurimit”, ka thënë ministria.

Tek tenderët me negocim, kuptimi i negociatave është të gjindet një kompromis në mes të ofertuesit dhe blerësit.

Ministria ka pasur kohë të vazhdojë me ri-tender, ku do t’i kushtonte 4.8 milionë euro.

Tash më rimbursim, veçmas për këtë punë, qeveria ka ndarë 6.3 milionë euro, që nënkupton që është keqmenaxhim i parasë publike.

Nga ana tjetër, po të nënshkruante Ministria e Arsimit kontratë me kompaninë botuese për blerjen e librave shkollorë do t’i kthehej edhe TVSH-ja, e tash ekziston rreziku edhe për evazion fiskal.

Si i kthehet TVSH-ja qeverisë dhe pse ka rrezik për evazion fiskal?

Në mënyrë tipike, kur Ministria e Arsimit blen mallra ose shërbime, duke përfshirë librat shkollorë, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) i paguhet fillimisht kompanisë botuese. Më pas, qeveria mund të rimarrë këtë shumë të TVSH-së duke paraqitur një kërkesë për rimbursim të TVSH-së pranë autoritetit tatimor. Procesi i rimbursimit të TVSH-së përfshin sigurimin e dokumentacionit të duhur dhe përmbushjen e kërkesave specifike. Qeverisë do t’i duhet të demonstrojë se mallrat ose shërbimet e blera janë për përdorim zyrtar dhe janë të pranueshme për rikuperimin e TVSH-së. Pasi të miratohet, autoriteti tatimor do të kthejë shumën e TVSH-së përsëri në qeveri.

Por, siç dihet, Ministria e Arsimit këtë vit refuzoi të nënshkruajë kontratë të ngjashme për librat shkollorë. Në vend të kësaj, Ministria e Arsimit vendosi të subvencionojë të gjithë prindërit në mënyrë që ata të blejnë librat. A ka rrezik për evazion fiskal nga kompania botuese dhe shitësit e saj?

Mund të ketë rrezik për evazion fiskal nëse kompania botuese dhe shitësit e saj me pakicë nuk raportojnë me saktësi shitjet dhe të ardhurat e tyre në lidhje me librat shkollorë të subvencionuar. Evazioni fiskal ndodh kur njësitë ekonomike qëllimisht nënraportojnë fitimet e tyre ose manipulojnë transaksionet e tyre për t’iu shmangur taksave. Për të zbutur këtë rrezik, duhet të ekzistojnë mekanizmat e duhur të mbikëqyrjes, monitorimit dhe raportimit për të siguruar që subvencionet po përdoren në mënyrë të duhur dhe se të gjitha taksat përkatëse, përfshirë TVSH-në, janë llogaritur dhe paguar saktë. Është e rëndësishme që autoritetet tatimore të kenë transparencë në transaksione dhe të kryejnë kontrolle nëse është e nevojshme për të siguruar pajtueshmërinë.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se nuk ka nevojë të paraqesin fatura të librave me subvencione, në këtë rast kompania botuese dhe shitësit e saj mund t’i shmangen taksave lehtësisht?

Po, nëse Ministria e Arsimit nuk kërkon fatura apo dokumentacion të duhur për librat e subvencionuar, mund të krijojë një mundësi për kompaninë botuese dhe shitësit e saj që të përfshihen potencialisht në evazion fiskal. Pa dokumentacionin e duhur, bëhet e vështirë për autoritetet tatimore të verifikojnë saktësinë e transaksioneve dhe të sigurojnë që taksat e duhura po paguhen. Për të parandaluar këtë, zbatimi i një sistemi kontrollesh dhe balancash, që kërkon raportim të saktë dhe kryerja e kontrolleve periodike mund të ndihmojë në ruajtjen e transparencës dhe parandalimin e evazionit të mundshëm fiskal.

Periskopi ka kërkuar një përgjigje nga ATK-ja lidhur më këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. /Periskopi/

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit