Tahiri: Qeveria po mundohet me ligje të ndikojë në institucionet e pavarura

Tahiri: Qeveria po mundohet me ligje të ndikojë në institucionet e pavarura

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në emisionin RTK Prime ka folur për situatën në vend, për bërjen e opozitarizmit të AAK-së karshi Qeverisë Kurti. Përveç këtyre çështjeve ai ka folur edhe për paralajmërimin e dy seancave që do të mbahen në ditët në vijim: ajo për Ligjin për pagën minimale në Kushtetuese, […]

Përveç këtyre çështjeve ai ka folur edhe për paralajmërimin e dy seancave që do të mbahen në ditët në vijim: ajo për Ligjin për pagën minimale në Kushtetuese, si dhe për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Deputeti Tahiri lidhur me mbajtjen e seancës së radhës që do të mbahet të enjten, tha se në përmbylljen e punës së Kuvendit në sesionin pranveror, mezi është krijuar kuorumi  në Kryesinë e Kuvendit për të mundësuar mbetjen e seancës për të enjten, ngase, siç u shpreh ai, për katër javë rresht nuk ka pasur kuorum.

“Në sesionin pranveror, mund të them se ajo që e përshkruan aktivitetin në këtë sesion është mospuna e Qeverisë, që ka ndikuar shumë në agjendën legjislative por edhe në ligjet themelore që është dashur të aprovohen në Kuvend. Dhe në historinë politike të Kosovës kemi për herë të parë që në Kuvendin e Kosovës të kemi një fuqi politike parlamentare që i ka pasur në secilin moment 61 vota, që është dashur të zgjidhen shumë probleme në shoqëri që nuk ka ndodhur”, deklaroi Tahiri.

Tahir vlerësoi se sesioni pranveror ka qenë një dështim, që, siç tha ai, në sesionin vjeshtor duhet përmirësuar.

Lidhur me mbajtjen e seancës së radhës ku do të trajtohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa shoqatat e OVL UÇK-së kanë deklaruar në pengimin e hyrjes në Kuvend të deputetëve, Tahiri tha se miratimi i ligjeve do të duhej që të kenë ndikim në përmirësimin e jetëve të qytetarëve,m që nuk po duket, derisa shtoi se Ligji për pagën minimale mund të jetë gjithçka, vetëm jo ligj për pagën minimale, derisa sqaroi dallimet e pagës minimale me pensionin e veteranëve të UÇK-së, ku sipas tij Qeveria ka bërë dallime në mënyrë të kundërligjshëm e kundër kushtetues.

“Kjo qeveri po mundohet që me ligje ta shtyjë ndikimin politik në institucionet e pavarura”, deklaroi Tahiri.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik