Si i habiti ARBK-ja ndërkombëtarët për të keq rreth rastit Klan Kosova

Si i habiti ARBK-ja ndërkombëtarët për të keq rreth rastit Klan Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi që e publikoi të premten në llogarinë e saj në Facebook, ku kumtohej lajmi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës, i befasoi për të keq partnerët ndërkombëtarë. Kjo u vërejt për shkak të reagimeve të shumta […]

Kjo u vërejt për shkak të reagimeve të shumta që erdhën nga shtete që e kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës si dhe të organizatave ndërkombëtare që po ashtu e kanë ndihmuar Kosovën të rritet demokratisht.

Vetëm një orë pas njoftimit të MINT-it, reagoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, duke e quajtur këtë vendim të ARBK-së si “ditë të zezë të censurës shtetërore”.

Gutierrez

“Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën. Qeveria më në fund arriti të mbyllë Klan Kosovën. Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në iliberalizmin më konservator, me përbuzjen më të madhe për vlerat e BE-së”, ka shkruar Gutierrez në Twitter.

Reagimi pati edhe nga Qendra Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias, e cila e ka cilësuar këtë vendim si të paprecedent në historinë e re të Kosovës.

“Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj organizate në Twitter.

Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka shprehur brengën lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për televizionin më të madh në vend.

“Mbyllja e një prej medieve më të mëdha të Kosovës do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medieve”, ka shkruar ai.

Reagim pati edhe nga Organizata Reporterët pa Kufij pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

“Kosovë: pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës nga media më e madhe private në vend, Klan Kosova! Duke e lënë në fuqi pezullimin e certifikatës së saj të biznesit, qeveria e Albin Kurtit po e shtyn atë drejt mbylljes. Ky vendim duhet të tërhiqet”, thuhet në reagim

Ndërsa Misioni i OKB-së në Kosovë, e ka cilësuar këtë vendim të kësaj ministrie si një goditje të rëndë për mediat e pavarura të Kosovës.

“Kjo është një goditje e veçantë për mediat e pavarura të Kosovës, duke shkaktuar shqetësime serioze për liritë e mediave”, ka thënë Shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-së po ashtu reaguan duke thënë se shprehin shqetësimin e tyre të thellë me vendimin që konfirmon pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

“Revokimi i licencës së çdo medie është një hap domethënës që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces ligjor të drejtë dhe transparent për zgjidhjen e situatës”, thuhet në reagim.

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Kosovë, Michael Davenport, ka theksuar se ky vendim i MINT-it e thellon edhe më tej shqetësimin e tij.

Vendimi i sotëm për të konfirmuar pezullimin e licences së biznesit të Klan Kosovës thellon shqetësimin tonë. Besoj se në diskutimet e tij, Komisioni i Pavarur për Media do të respektojë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë”, ka shkruar Davenport në Twitter.

Pak para mesnatës, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka në një përgjigje për Albanian Post, e ka cilësuar këtë vendim të Qeverisë Kurti si një strategji terrori, të ngjashme  me atë që vërejmë në Rusi dhe Bjellorusi.

“Mesazhi është shumë i qartë: qëllimi është të frikësohen të gjitha mediat duke u treguar atyre se qeveria ka fuqinë të mbyllë televizionin kryesor privat të vendit brenda pak javësh. Është një strategji terrori e ngjashme me atë që vërejmë në Rusi dhe Bjellorusi”, theksoi ai për Albanian Post.

Derisa mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë për Klan Kosovën është e gjerë, kjo e fundit ka bërë të ditur se në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit dhe se këtë çështje do ta dërgojë në gjykatë.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik