“Në Kuvend ka pasur situata të tensionuara, por s’është kufizuar puna e gazetarëve”

“Në Kuvend ka pasur situata të tensionuara, por s’është kufizuar puna e gazetarëve”

Hapësira e dedikuar për gazetarët dhe kameramanët në sallën e Kuvendit të Kosovës sot është kufizuar. Gazetari Flamur Gajtani ka thënë se ky vendim është marrë nga Kuvendi i Kosovës me arsyetimin se po bëhet për shkaqe sigurie, por sipas tij nuk janë treguar detajet se çfarë po e rrezikon atë siguri. Në Klan Kosova, […]

Gazetari Flamur Gajtani ka thënë se ky vendim është marrë nga Kuvendi i Kosovës me arsyetimin se po bëhet për shkaqe sigurie, por sipas tij nuk janë treguar detajet se çfarë po e rrezikon atë siguri.

Në Klan Kosova, ai ka treguar se në të kaluarën ka pasur situata edhe më të tensionuara, mirëpo puna e gazetarëve asnjëherë nuk është kufizuar.

“Arsyetimi prej zyrtareve ishte që ai shirit që po vendoset rreth një metër prej vendit ku kemi qëndruar më herët ka qenë për çështje të sigurisë, mirëpo pa specifikuar se çfarë po e rrezikon atë siguri”, ka thënë Gajtani.

“Ne kemi tentuar t’i pyesim ata dhe nga kabineti i Konjufcës, mirëpo nuk kemi marrë një përgjigje. Është me të vërtetë habitëse sepse ka pasur situata edhe më të tensionuara në të kaluarën, por puna e gazetarëve nuk është kufizuar siç ka ndodhur sot”, ka shtuar ai tutje.

Tutje, ai ka treguar se sot ka pasur tendenca nga administrata e Kuvendit që shiriti në fjalë të vendoset qysh në mëngjes kur ka filluar diskutimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, por kjo nuk ka ndodhur deri në fillim të seancës së jashtëzakonshme të orës 14:00.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik