Drita merr një barazim të madh në udhëtim te Plzeni

Drita ka arritur një barazim të madhe 0-0 në udhëtim te Viktoria Plzen në kuadër të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Klubi gjilanas është paraqitur mirë dhe është mbajtur për plot 90 minuta në ndeshjen e parë të raundit të dytë të zhvilluar në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit. 45 […]

Klubi gjilanas është paraqitur mirë dhe është mbajtur për plot 90 minuta në ndeshjen e parë të raundit të dytë të zhvilluar në stadiumin “Doosan Arena” të Plzenit.

45 minutat e parë treguan për një lojë të fortë dhe agresive nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregojnë katër kartonët e verdhë, nga dy për secilën skuadër, të dhënë nga gjyqtari.

Megjithatë, vendasit ishin skuadër më kërkuese dhe patën dy raste të mira shënimi, por ishte portieri Florian Smakiqi që mohoi golin dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë, me vendasit që sulmuan dhe gjilanasit që mbroheshin, ndërsa morën edhe katër kartonë të verdhë.

Plzeni pati disa raste interesante për gol dhe vlen të theksohet ai i minutës së 80-të kur Jhon Mosquera goditi traversën nga një gjuajte afër penalltisë.

Por, edhe Drita pati rast të mirë me Albert Dabiqaj (86′), i cili gjithashtu nuk arriti t’i ndryshonte shifrat.

Deri në fund të ndeshjes, Drita arriti të mbrohet mirë dhe të marr një barazim të madh 0-0 para ndeshjes kthyese në Prishtinë.

Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 3 gusht.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova