Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU). Sipas IHMK-së ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Sipas IHMK-së ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtareve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë.

“Ky muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën). Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq gjatë këtyre pesë diteve moti do të jetë me diell dhe vranësria të pjesshme. Temperaturar gjatë kësaj jave do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hëne– Mot me diell dhe pjesërisht i vranët , vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund te sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

E marte- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

E mërkure-Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius

E premte – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti. /Telegrafi/

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten