Dështon seanca e rastit “Toka”, mungon njëri nga të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka dështuar gjykimi në rastin e njohur si “Toka”, për shkak se i akuzuari Ndue Palushi mungoi për arsye shëndetësore. Ndryshe, në këtë rast ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerë po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsion e […]
Ndryshe, në këtë rast ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerë po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsion e krimin e organizuar.
Arsyen për mungesën e të akuzuarit të lartcekurit e bëri të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatësit Hoti, gjykata ka pranuar një parashtrese më datën 24 korrik 2023, nga avokati Halim Kuliqi i cili ka njoftuar gjykatën se i mbrojturi i tij nuk mund të jetë i pranishëm në seancën e sotme me arsyetimin se i njëjti është i sëmurë për çka për të njëjtin kishte bashkangjitur dokumentacionin mjekësor.












