Bajrami akuzon Muratin: Paga minimale u përcaktua në mënyrë arbitrare

Bajrami akuzon Muratin: Paga minimale u përcaktua në mënyrë arbitrare

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se përcaktimi i pages minimale është realizuar në mënyrë arbitrare. Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Bajrami ka deklaruar se Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk ka pasur konsultime e as dakordime rreth përcaktimit të saj. Deputetja Bajrami thekson se në përcaktimin […]

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se përcaktimi i pages minimale është realizuar në mënyrë arbitrare.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Bajrami ka deklaruar se Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk ka pasur konsultime e as dakordime rreth përcaktimit të saj. Deputetja Bajrami thekson se në përcaktimin e pagës minimale, nuk u morrën parasysh të gjithë faktorët.

“Fillimisht, Ministri i Financave, siç është raportuar…e kemi të qartë se nuk ka pasur konsultim dhe as pajtueshmëri rreth përcaktimit të pages minimale, është caktuar në mënyrë arbitrare. Ka ardh, janë tejkaluar procedurat, janë shkelur disa parime të organizatës botërore të punës dhe është bërë pa konsultim publik. Mbi të gjitha nuk është marrë parasysh as norma e inflacionit”, ka deklaruar ajo.

Tutje, deputetja Bajrami ka theksuar se Ligji për pagën minimale u miratua në një seancë e cila nuk i kishte kushtet për t’u zhvilluar.

“Ky ligj kaloi në seancën problematike të 13 korrikut. Kuvendi ka prekur pikën më të ulët atë ditë, jemi ndjerë të turpëruar të asaj çka ndodhi. Në fund opozita e lëshoi sallën, kemi besuar se nuk ka pasur kushte që të vazhdojë ajo seancë, tani ka edhe pretendime të grupeve paerlamentare që nuk janë përcjellur procedurat për ftesën e saj dhe rasti ka shkruar edhe në Kushtetuese mire, duhet cekur se një ligj i tillë pas më shumë se një viti ka kaluar vetëm në një séance ku faktikisht nuk ka pasur kushte për zhvillimin e saj e ku partitë opozitare e kanë braktisur seancën. Paga minimale është caktuar 264 euro qysh ka ardh propozimi nga Ministria e Financave në maj të vitit 2022 ndërkohë që na  e dimë se sa zhvillime kanë ndodhur që nga ajo kohë”, ka deklaruar ajo.

Me 60 vota për e një abstenim është miratuar Ligji për pagën minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot