Në pranga prokurorë e biznesmenë/ Me urdhër të SPAK arrestohen edhe punonjës të policisë

Në pranga prokurorë e biznesmenë/ Me urdhër të SPAK arrestohen edhe punonjës të policisë

Vrasës, biznesmenë e përfaqësues të shtetit i bëri bashkë jo vetëm etja për hakmarrje e për të eliminuar kundërshtarët, por gjithashtu edhe tundimi për para. Masat e SPAK të aprovuara në gjykatë radhitin  mes të arrestuarve e të tjerëve ende në kërkim prokurorin e Kukësit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion, ish-drejtorin e policisë operacionale Oltion Bistri, i […]

Vrasës, biznesmenë e përfaqësues të shtetit i bëri bashkë jo vetëm etja për hakmarrje e për të eliminuar kundërshtarët, por gjithashtu edhe tundimi për para.

Masat e SPAK të aprovuara në gjykatë radhitin  mes të arrestuarve e të tjerëve ende në kërkim prokurorin e Kukësit Xhevair Lita i dyshuar për korrupsion, ish-drejtorin e policisë operacionale Oltion Bistri, i dyshuar për nxjerrje sekreti dhe shpërdorim detyre, Ardit Hasanbegaj, një ish polic i shkarkuar që dyshohet se siguroi kushte për tu mundësuar vrasja që mbeti në tentativë kundër Ibrahim Licit.

Ngjarja për të cilën u dha informacion në kohë rekord lidhen me qytetin e Shkodrës dhe me grupet kriminale në veri të vendit, si dhe me vrasje.

Njerëzit e botës së krimit që dalin nga burgu e hyjnë sërish në dosje janë ata të Behar Bajrit dyshuar se u përfshi  në eliminimin e Gjin Boricit, të cilin para gushtit 2020 e ka pasur shok. Në të njëjtën ngjarje konsiderohet i përfshirë edhe Ervis Martinaj, një i kërkuar sakaq për një tjetër fashikull e po aq rrethuar nga misteri.

Martinaj dyshohet gjithashtu se u rekrutua nga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka për të eleminuar Kleant Musabelliun , i cili në 2017 atë kohë punonjës i burgjeve e kishte plagosur.  Bajrat dalin në dosje edhe për ngjarje të tjera sikurse tentativa për të vrarë një emër jo pak të njohur, Genc Tafilin.

Përgjimet dhe rrëfimet në SPAK ekspozojnë bashkëjetesën mes atyre që duhet të ishin përfaqësues të ligjit dhe anti-ligjit  të cilët shkëmbenin informacione me njëri tjetrin.

Ka dyshime se nga ana tjetër ata ja dolën mbanë të korruptojnë edhe njërin nga prokurorët që në atë kohë shërbente në qytetin e Shkodrës.

Oltion Bistri u largua nga detyra një javë më parë, ai mbante detyrën e shefit të operacionales dhe mbasi u delegua specialist i hetimit të krimeve në volum dha dorëheqjen nga policia e shtetit. /Top Channel

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot