Azemi pret që Kushtetuesja ta kthejë në zero Ligjin për Pagën Minimale: S’janë përmbushur kriteret

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se presin që Gjykata Kushtetuese ta kthejë në zero Ligjin për Pagën Minimale. Këtë ai e mbështeti duke thënë se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi, nuk i ka përfillur katër kriteret kryesore që kanë të bëjnë me përpilimin e këtij […]
Këtë ai e mbështeti duke thënë se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi, nuk i ka përfillur katër kriteret kryesore që kanë të bëjnë me përpilimin e këtij ligji.
“Në rend të parë kemi një humbje jashtëzakonisht shumë të madhe të kohës që vërtetë është tepër e rëndë e çka presim nga Gjykata Kushtetuese është se jemi të bindur qind për qind se Gjykata Kushtetuese Ligjin mbi Pagën Minimale do ta kthejë në fazën zero, pasiqë Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ajo që ka propozuar Parlamenti i Kosovës, nuk i ka marrë pothuajse katër kriteret kryesore të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse e pagës minimale”, tha Azemi.
Kryetari i kësaj sindikate gjithashtu shtoi se është anashkaluar Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe e ripërmendi se ky Komision kishte propozuar që për këtë vit paga minimale të jetë 450 euro, raporton EO.












