Tragjedia me dy viktima: Krerët e shtetit nuk e prishin rahatinë e fundjavës, nuk e vizitojnë Pejën

Tragjedia me dy viktima: Krerët e shtetit nuk e prishin rahatinë e fundjavës, nuk e vizitojnë Pejën

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës. Një grua e moshës 26-vjeçare dhe djali i saj 5-vjeç kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut. Këtë familje gjatë ditës e kanë vizituar kryetari i komunës së Pejës, […]

Një grua e moshës 26-vjeçare dhe djali i saj 5-vjeç kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut.

Këtë familje gjatë ditës e kanë vizituar kryetari i komunës së Pejës, Gazemend Muhaxheri. Megjithatë, për vizitë në këtë familje nuk ishin edhe krerët e shtetit.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kyreparlamentari Glauk Konjufca nuk e kanë prishur rehatin e tyre të fundjavës, ata nuk ishin për vizitë në familjen e personave që humbën jetën si pasojë e këtyre vërshimeve.

Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë akuzuar institucionet se nuk iu dolën në ndihmë.

Axha i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk ka hasën në ndihmën e institucioneve.

“Jemi të gjithë të shqetësuar, është tmerr, me vdek një nuse 26-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar, është katastrofë”, rrëfeu mes lotësh Ademaj për KosovaPress.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

“Jemi munduar t’i shpëtojmë, gruan dhe djalin e vëllait i ka tërhek një vrimë që e ka thyer murin. Jemi dalë t’i kërkojmë dhe pas një kohe e kemi gjet djalin e vëllait në një shtëpi më poshtë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë, kemi thirr ambulanten, Policinë. Derisa e kemi pas djalin e vogël, askush nuk është ardhë hiç, as ambulanca e Policia, e kemi marrë vet dhe e kemi qu në spital, e aty nuk ka pas shenja për jetë, ka qenë i ngulfatur. Jemi kthy në shtëpi dhe kam pyet nëse kanë hallakat për nënën e djalit, më thanë po kemi shiku dhe kishin qenë dy policë. Njëri prej tyre tha kemi hallakat në podrum ku unë dyshojsha dhe nuk u binda pa hy vet. Hyra e kontrollova, hetova diçka, por nuk isha në dijeni nëse sigurt është ajo derisa e kam prek dhe e kam dallu që është trup i njeriut, gruaja vëllait”, tha Ademaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik