“Pas tre muajsh më la se donte grua shqiptare”, flet bashkëshortja e Lorik Canës

“Pas tre muajsh më la se donte grua shqiptare”, flet bashkëshortja e Lorik Canës

Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre. Personat më të rëndësishëm dhe më të afërt të ish-futbollistit shqiptar kanë folur në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar. Monica e ka treguar historinë e dashurisë me ish-futbollistin e Lazios dhe të disa skuadrave të njohura evropiane, […]

Personat më të rëndësishëm dhe më të afërt të ish-futbollistit shqiptar kanë folur në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.

Monica e ka treguar historinë e dashurisë me ish-futbollistin e Lazios dhe të disa skuadrave të njohura evropiane, duke zbuluar se fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ajo ka treguar se ish-mesfushori dhe njëherësh qendërmbrojtësi i dikurshëm shqiptar përkohësisht i kishte dhënë fund lidhjes së tyre vetëm për faktin se e dëshironte një grua shqiptare, por që gjërat ndryshuan më pas dhe se dashuria e tyre u kurorëzua me martesë.

“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për ta sjell faturën dhe ma sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren”, tregon fillimisht në dokumentar bukuroshja italiane.

“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thash: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më “, e vazhdon rrëfimin Monica Cana.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova