Kurti: Nuk e forcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikënd, por për t’u mbrojtur nga dikush

Kurti: Nuk e forcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikënd, por për t’u mbrojtur nga dikush

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Fora e Sigurisë së Kosovës është shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën, raporton Ekonomia Online Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kurti u shpreh se FSK […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Fora e Sigurisë së Kosovës është shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën, raporton Ekonomia Online

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kurti u shpreh se FSK ka krijuar imazhin dhe që nxjerr ushtarë të shkëlqyer që shërbejnë së bashku me ushtritë partnere.

Të diplomuarve ai u tha se thash e kanë mbi supe ruajtjen e qytetarëve dhe sovranitetin, madje u shpreh se “ne nuk e forcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikën por për t’u mbrojtur nga dikush”.

Kurti përmendi edhe shtimin e buxhetit për ushtrinë, një rritje prej 82 për qind. Investimet për armatim tha se gati i kanë trefishuar.

“Diplomimi i sotëm nga Qendra për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën. Na kthen në kohën 1999, ku nga shkollimi në fazë të luftës, ushtria jonë vazhdon të zhvillohet. Teksa po e shënojmë këtë gjeneratë, QSU e FSK ka krijuar imazhin dhe që nxjerr ushtarë të shkëlqyer që shërbejnë së bashku me ushtritë partnere”.

“Kemi lidhur bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë. Nga sot përveç gradën e oficerit, ju do ta keni mbi supe ruajtjen e qytetarëve dhe sovranitetin. Duke pranuar titullin e oficerit që u ndërtua mbi supet e UÇK-së. FSK e keni bërë të hapur për çdo të ri dhe të re dhe keni larguar numrin e kufizuar. Në proces të rekrutimit janë edhe 600 ushtar të rinj”, tha Kurti.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikën por për t’u mbrojtur nga dikush”, tha Kurti, teksa falënderoi familjarët për siç tha shkollimin në frymën e atdhedashurisë.

Komandanti i Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Albion Ajvazi, tha se kjo është gjenerata e 15-të e oficerëve të diplomuar, për çka u kërkoi që të punojnë me integrimet e besim, raporton EO.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik