Kurti bashkë me Sveçlën sot ishin në veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot për vizitë në veri të Kosovës bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po” ka deklaruar shkurtimisht Elshani. Nuk dihet ende se cilat vende në Veri i […]
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po” ka deklaruar shkurtimisht Elshani.
Nuk dihet ende se cilat vende në Veri i ka vizituar kreu i Qeverisë dhe cila ka qenë arsyeja. Express ka kërkuar konfirmim edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, por deri tani s’ka marrë përgjigje.
Ndërkohë në media ka qarkulluar një fotografi e kryeministrit Kurti ku shihet i rrehtuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e që thuhet se foto është shkrepur në veri.












