Kuçi: Në veri s’ka sovranitet, policët tanë i ruan KFOR-i

Kuçi: Në veri s’ka sovranitet, policët tanë i ruan KFOR-i

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se në veri të Kosovës nuk ka sovranitet dhe se policët kosovarë i ruan misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ajo ka thënë se po të mos ketë trupa të KFOR-it në Kosovë, kryeministri Albin Kurti do ta ketë të pamundur shtrirjen e sovranitetit në këtë zonë […]

Ajo ka thënë se po të mos ketë trupa të KFOR-it në Kosovë, kryeministri Albin Kurti do ta ketë të pamundur shtrirjen e sovranitetit në këtë zonë të Kosovës.

“Policët tanë (V.J. në veri) i ruan KFOR-i, s’ka sovranitet aty. Në momentin që KFOR-i shkon, Albin Kurti nuk mund ta shtrijë sovranitetin. Ajo pjesë nuk është që Kurti e ka në kontroll”, ka thënë ajo në KTV.

Kuçi më tej ka thënë se qëllimi i Kurtit është ta zbatojë autonominë apo Asociacionin.

“Qëllimi përfundimtar është zbatimi i autonomisë ose i Asociacionit, ose i Marrëveshjes së Ohrit, qyshdo që e quajmë dhe në fund meritat do t’i mveshen Albin Kurtit”, është shprehur ajo.

Zëdhënësja e PSD-së ka akuzuar opozitën se po bie në hegjemoninë e pushtetit.

“Kemi tentuar që partitë opozitare t’i parandalojmë që mos të bien në hegjemoninë e pushtetit. Këta me diskursin e tyre kanë rënë, petkun moral ua ka marrë Albin Kurti. Nuk po ndihen të denjë për të kritikuar duke u arsyetuar për të kaluarën e tyre. Sikurse këta vërtetë qenkan të padenjë për ta kritikuar Albin Kurtin, ndihen inferiorë ndaj tij”, ka theksuar ajo. /koha.net

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik