KFOR-i me thirrje: Palët t’i kthehen dialogut

KFOR-i me thirrje: Palët t’i kthehen dialogut

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet provokuese. KFOR-i ka theksuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të […]

KFOR-i ka theksuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999.

“KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mjeti i vetëm për të arritur një stabilitet të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm dhe për të zbutur tensionet në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky mision ka theksuar se mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, UNMIK-un, OSBE-në, EULEX-in dhe Shefin e Mbrojtjes së Serbisë.

“KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave dhe fton të gjitha palët që të bashkohen drejt de-përshkallëzimit dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka thënë tutje ky mision.

Kujtojmë se të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur e kanë hedhur një granatë dore në afërsi të objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy vetura janë dëmtuar.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj