IKSHPK: Uji në qytetin e Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara

IKSHPK: Uji në qytetin e Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara

Vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog. Sipas njoftimit nga MSh-ja, nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe emergjencës në tërë zonën e […]

Sipas njoftimit nga MSh-ja, nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe emergjencës në tërë zonën e mbulueshmërisë, duke iu pergjigjur situatës në terren me ekipet emergjente.

“Peja, si komunë e prekur nga vërshimet, që nga fillimi i shfaqjes së periudhës së krizës si pasojë e reshjeve, në aspektin e burimeve të ujit dhe sistemit të rrjetit furnizues ka qenë dhe mbetet në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit”, thuhet në njoftim.

“Ekipet mbështetëse të KRU ‘Hidrodrini’, sot e diel, 25.06.2023 janë ndarë dhe mbeten në terren për ndërhyrje eventuale të lokalizuara”.

Në matjet e përbashkëta të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (Pejë) dhe dhe KRU ‘Hidrodrini’, të orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.

“Në takimin e përbashkët të orës 12:00 sot, të Kreut të ‘Hidrodrini’, përfaqësuesve të Njësisë së ujërave nga IKSHPK, Drejtorisë së IRSHP-së Pejë dhe të përgjegjësve për shërbimin e ujërave në IRSHP-Pejë, bazuar edhe në të dhënat laboratorike, është ri-konstatuar situata nëpër burime dhe sistem si e qetë dhe e menaxhueshme, me përjashtim të paraqitjes së rënies së nivelit të shtypjes në pompën kryesore të qytetit dhe menjëherë janë aktivizuar kapacitetet ndihmëse me çfarë furnizimi mbetet stabil”, thuhet tutje.

Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njëjtat rezultojnë në normë;

Burimi Uji i zi –

Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë.

Burimi Radavc –

Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë

“Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara”.

“Ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual qytetarët dhe institucionet do të njoftohen në kohë reale, thuhet në fund.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik