Haziri tregon tre hapat që duhet ndërmarrë Kurti për të parandaluar sanksionet

Haziri tregon tre hapat që duhet ndërmarrë Kurti për të parandaluar sanksionet

Pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa ndaj Kosovës nëse nuk deeskalohet situata në veri të vendit, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Haziri ka thënë se kryeministri Kurti duhet të ndërmarrë tashmë urgjentisht këto tri veprime për të parandaluar sanksionet. Ai ka thënë se duhet të bëhet deeskalimi i situatës, të caktohen zgjedhjet […]

Haziri ka thënë se kryeministri Kurti duhet të ndërmarrë tashmë urgjentisht këto tri veprime për të parandaluar sanksionet.

Ai ka thënë se duhet të bëhet deeskalimi i situatës, të caktohen zgjedhjet në katër komunat veriore dhe të bëhet draftimi i statutit të Asociacionit.“I vetmi veprim që kryeministri Kurti duhet të bëjë është deeskalimi i situatës në veri, caktimi i zgjedhjeve sipas kërkesës dhe draftimi i statutit të Asociacionit.Ky është plani evropian tani e disa muaj që i kërkohet Kosovës” tha Haziri për “Gazeta Blic”.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.Masat parashikohen të jenë politike e financiare.

Disa nga masat që pritet të sanksionohet Kosova janë: Pezullimi I punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Tensionet në veri te Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik