Gjermanët shtrëngojnë dorën – bie konsumi

Gjermanët shtrëngojnë dorën – bie konsumi

Inlfacioni dhe recesioni po i bëjnë të pasigurtë gjermanët. Në vend ka rënë konsumi privat, i cili gjithmonë ka qenë shtysë e ekonomisë gjermane. Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me […]

Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me 2000 vetë të anketuar.

Keqësimi i atmosferës së konsumit është i papritur për analistët. “Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon, se konsumatorët janë shumë të pasigurtë”, thotë ekonomisti Rolf Bürkl. Sipas ekspertëve shkak për këtë janë vijimësia e shtrenjtimit të produkteve në Gjermani. Në maj inflacioni, sipas Zyrës Federale të Statistikave arriti shifrën 6,2%, pas 7,4% në prill. Deri në shkurt të këtij viti inflacioni ishte më shumë se 8%, kundrejt vitit të shkuar.

Frika nga shpenzimet

Por edhe frika nga ekonomia në stanjacion apo në rënie duket se i ka bërë të pasigurtë konsumatorët gjermanë. Institutet kryesore ekonomike në Gjermani kanë konfirmuar, se kapaciteti ekonomik i Gjermanisë këtë vit do të bjerë. Instituti ifo llogarit me një minus prej 0,4%. Kjo ka efekt tek konsumatorët, që kanë një pritshmëri më të ulët në lidhje me të ardhurat e tyre. Familjet gjermane këtë vit presin humbje reale të të ardhurave për shkak të inflacionit të lartë. Pasoja: rënie e dëshirës për konsum. “Kjo duket ndër të tjera në rritjen e dëshirës për kursime”, thotë Bürkl.

Ekspertët nuk presin përmirësim të shpejtë të gjendjes. Konsumi privat, sipas GfK këtë viot do të bjerë dhe nuk do të shërbejë më si shtysë për ekonominë. Pozitivisht për të ardhmen shikohet tendenca në rënie e inflacionit, thonë ekspertët, pasojat në këtë rast nuk do të jenë aq të rënda në ekonomi, megjithë humbjen e fuqisë blerëse. /DW

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja