Edhe një veprim pa koordinim: Amerika “në hall” me Albin Kurtin

Edhe një veprim pa koordinim: Amerika “në hall” me Albin Kurtin

Derisa thirrjet në drejtim të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë janë duke vazhduar nga vendet aleate për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për shtensionim të situatës, kryeministri Albin Kurti ka marrë edhe një goditje tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DASH mbrëmjen e së enjtes ka thënë se qeveria […]

Derisa thirrjet në drejtim të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë janë duke vazhduar nga vendet aleate për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për shtensionim të situatës, kryeministri Albin Kurti ka marrë edhe një goditje tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DASH mbrëmjen e së enjtes ka thënë se qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, pas shpalljes së dy formacioneve ilegale serbe “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste.

Në një përgjigje për REL, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej që të koordinohej me partnerët e saj para se të merrte këtë vendim.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale.” – tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Veprim të pakoordinuar Departamenti amerikan i Shtetit e pati quajtur edhe vendimin e qeverisë së Kosovës për të instaluar në ndërtesat komunale kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe, nën përcjelljen e Njësisë Spciale të Kosovës. Veprim ky që u bë edhe shkak i nxitjes së tensioneve në pjesën veriore.

Madje si pasojë e këtij veprimi, ShBA i kishte vënë si masë ndëshkuese Kosovës, siç ishte  përjashtimi nga ushtrimi “Defender Europe ’23”.

Ambasadori amerikan në Kosovë Jefferey Hovenier, në një intervistë në “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës, por sipas amerikanit kryesor në Prishtinë, SHBA-ja është e shqetësuar pasi Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave.

“Prej të hënës, Kryeministri Kurti është takuar me Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ka biseduar me Sekretarin e Shtetit Blinken, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka pasur deklarata publike nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pra në thelb, konfigurimi i institucioneve në të cilat Kosova synon të anëtarësohet dhe që ne do ta mbështesim me gjithë zemër dhe miqtë e Kosovës, vendet dhe institucionet që kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po i kërkojnë Kosovës, kësaj qeverie, që të ndërmarrë disa veprime specifike dhe të zbatojë këtë planin trepikësh të BE-së. Jemi të habitur, e kemi të vështirë të kuptojmë se përse nuk ka përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan ka shtuar se “është rast mjaft unik që një Qeveri e Kosovës të mos i përgjigjet kësaj përbërjeje të aktorëve, që të gjithë i kanë interesat më të mirë të Kosovës në mendje”.

Këtë javë tetë senatorë amerikanë iu drejtuan presidentit amerikan, Joe Biden, me një letër, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në këtë letër, senatorët thonë se përpjekjet e SHBA-së për të depërshkallëzuar tensionet nuk kanë qenë reciproke, sidomos nga Kosova dhe për shkak të kësaj qasjeje, ata janë të gatshëm të ndryshojnë mbështetjen e Kongresit.

Ambasadori amerikan në Kosovë tha se kjo letër “do të duhej të na shqetësonte të gjithëve”.

E numri dy i qeverisë amerikane për politikë të jashtme, Anthony Blinken ka përsëritur kërkesën e tij për Kosovën dhe Serbinë, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në paraqitjen e fundit në Këshillin Atlantik, tha se shteti i tij në vazhdimësi ka qenë në anën e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për depërshkallëzimin e situatës, derisa ka thënë se ‘ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot