Avokatura shtetërore rrezikon politizimin

Avokatura shtetërore rrezikon politizimin

Avokatura shtetërore rrezikon që të politizohet. Kjo vlerësohet se mund të ndodhë, pasi me projektligjin e ri, avokatët shtetëror do të emërohen drejtpërdrejt nga ministri i Drejtësisë. E përveç projektligjit, në mënyrë që të forcohet avokatura shtetërore, ish-drejtues të këtij institucioni, thonë se duhet të ndryshohen edhe disa ligje të tjera. Rreth 145 milionë euro […]

Rreth 145 milionë euro vlerësohet t’ia ketë shpëtuar shtetit të Kosovës, avokatura shtetërore.

Këtë shifër e ka publikuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka theksuar se synojnë ta forcojnë këtë organ shtetëror.

Megjithatë, me projektligjin e votuar në qeveri për përfaqësimin e Kosovës në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, avokati Yll Zekaj vlerëson se avokatura shtetërore rrezikon të bëhet politike.

“Tanimë avokatët shtetëror do të jenë të emëruar politik. Pra, sipas këtij projektligji, avokatët shtetëror do të emërohen dhe do të shkarkohen drejtpërdrejtë nga ministri i Drejtësisë dhe kjo lë dyshime që në këto pozita, si tani apo edhe në të ardhmen do të kemi persona të cilët do të jenë në lidhje të afërta me politikën”, ka thënë Zekaj.

E përveç këtij projektligji, ish-avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi, thotë se qeveria duhet t’i plotësoj edhe disa ligje të tjera.

“Janë edhe disa mekanizma të tjerë të cilat duhet të përgatiten, siç është Ligji për Investime të Huaja. Ky ligj duhet të plotësohet dhe të ndryshohet për faktin se çdo kush i cili ka pasaportë të huaj, mund ta padis Kosovën në arbitrazh ndërkombëtar”, ka thënë Istrefi.

Me projektligjin e ri, Kosova duhet t’i ketë jo më pak se dhjetë avokatë shtetëror.

Istrefi, që ka drejtuar këtë avokaturë, thotë se edhe pagat janë një problematikë tjetër.

“Duke pasur parasysh edhe njerëzit që angazhohen aty, cilat janë kushtet në të cilat ata do të punojnë. Në qoftëse i shohim pagat, janë pagat e ulëta. Prandaj, të mbrohet një arbitrazh ndërkombëtar që mund të ketë një padi rreth 10, 20, 50, apo 100 milionë, me një pagë 700-800 euro është e pamundur që të shkojnë ekspertë, apo që të jetë një ekspertizë e fortë aty”, ka shtuar Istrefi.

Projektligji synon edhe rregullimin e statusit ligjor të avokatit të komunës, i cili do t’i trajtoj rastet kur kontesti komunal është në nivelin e shumës deri në 200 mijë euro. /Rtv Dukagjini

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit