Erdogan konfrontohet me Suedinë: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit

Erdogan konfrontohet me Suedinë: Të fyesh myslimanët nuk është liri e mendimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Suedinë për lejimin e një proteste gjatë së cilës një person dogji disa faqe të Kuranit, duke mjegulluar më tej shanset e vendit nordik për tu bërë vend anëtar i NATO-s. Irakiani Salwan Momika, 37 vjeç, i cili jeton në Suedi e kreu protestën jashtë xhamisë kryesore të […]

Irakiani Salwan Momika, 37 vjeç, i cili jeton në Suedi e kreu protestën jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit pasi policia suedeze dha leje për mbajtjen e këtij aktiviteti.

“Ne do t’i mësojmë përfundimisht perëndimorët arrogantë se fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

Irakiani Salwan Momika duke dëmtuar Kuranin.
Irakiani Salwan Momika duke dëmtuar Kuranin.

Në Irak një numër protestuesish u futën në ambasadën e Suedisë në Bagdad të enjten, të zemëruar nga djegia e Kuranit në Stokholm.

Një turmë mbështetësish të klerikut shiit, Moqtada Sadr, qëndruan brenda kompleksit për rreth 15 minuta, më pas u larguan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën në objekt.

Protesta ndodhi pasi Momika shkeli librin e shenjtë të myslimanëve dhe ndezi disa faqe të tij përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit.

Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë.

Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO. Turqia ka thënë se bllokimi që i ka bërë Suedisë ka të bëjë me dështimet e këtij shteti për të shtypur grupet kurde, që Ankaraja i cilëson “terroriste”.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj